Dy ditë pas ardhjes në fuqi të radikalëve të majtë dhe krijimit për herë të parë të një Ministrie të Emigracionit, ministrja plotësuese e këtij dikasteri, Tasia Xristodhulopoulou, ka ripërsëritur premtimin e kësaj force politike për të dhënë nënshtetësi gjithë brezit të dytë të emigrantëve, apo fëmijëve të tyre të lindur në Greqi, por edhe atyre që kanë ardhur në moshë të vogël me familjet e tyre.