“Nënat e Srebrenicës” ngrenë padi kundër Holandës
21/01/2020 20:10

Të afërm të viktimave të Masakrës së Srebrenicës ngritën padi kundër Holandës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Padia, e cila sfidon një vendim të Gjykatës së Lartë në Holandë, të muajit korrik, është përpjekje e grupit të njohur si “Nënat e Srebrenicës” për të mbajtur Qeverinë holandeze përgjegjëse për vrasjen e 350 burrave myslimanë. “Nënat e Srebrënicës ngritën sot një rast kundër shtetit holandez në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, thanë përmes një deklarate avokatët Marko Gerritsen dhe Simon van der Slujis, duke e akuzuar shtetin holandez për mosmarrje të masave të mjaftueshme për të mbrojtur popullsinë. Në total, mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë. Atëbotë, shumë prej viktimave kanë shkuar në zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara, por atje nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të paqeruajtësve holandezë për t’i mbrojtur ata. Gjykata e Lartë e Holandës konstatoi më 19 korrik se paqeruajtësit holandezë të Kombeve të Bashkuara “kanë vepruar në mënyrë të paligjshme” kur i kanë evakuuar burrat nga baza e tyre ushtarake pranë Srebrenicës, më 13 korrik, 1995, duke i dorëzuar ata te forcat serbe të Bosnjës, edhe pse e kanë ditur se “kanë qenë në rrezik serioz për t’u abuzuar ose vrarë”. Megjithatë, Gjykata e Lartë tha se Holanda mban përgjegjësi “shumë të kufizuar”. Sipas vendimit të Gjykatës, Holanda ka vetëm 10 për qind të përgjegjësisë për vdekjen e 350 burrave. Avokatët e “Nënave të Srebrenicës” thanë se ky vendim ishte “krejtësisht arbitrar”. Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31