Në “YouTube” për mësime/ Dy nxënësit hapin një kanal për të ndihmuar shokët
16/03/2021 15:29

Jo vetëm të talentuar por edhe me shumë vullnet për të punuar në lëndët shkencore, Klajdi dhe Kristjani dy maturantët nga Pogradeci, pjesëmarrës të rregullt edhe në olimpiada kombëtare, nxitur nga mësimi në distancë kanë krijuar së fundmi një kanal youtube që ju vjen në ndihmë nxënësve të tjerë që nuk e kanë të lehtë të zgjidhin ushtrime kryesisht në matematikë apo fizikë, vetëm me shpjegimin e mësuesve. Kristjan Angjo: Ne e kemi filluar këtë nismë që para gjashtë muaj, edhe pse idea na lindi që që në periudhën e parë të karantinës. Ne besojmë se një galeri online me video shpjeguese në lidhje me temat mësimore ndihmon shumë nxënësit që nuk kanë mundësi të shkojnë në kurse private dhe i ndihmon ata të ecin sipas ritmit të tyre, sidomos në këtë periudhë pandemie ku mësimi online është bërë i domosdoshëm. Rrjetet sociale krah argëtimit po përdoren më së miri nga dy nxënësit ekselentë si kurse plotësuese për tema të ndryshme mësimore. Klajdi Xhambazi: Emri 2plusdy simbolizon thjeshtësinë që ne përdorimin në trajtimin e temave të ndryshme mësimore . Në secilin videoleksion mundohemi që edhe temat e vështira mësimore ti kthejmë në sa më te kuptueshme. Synojmë te kapim logjikën dhe jo të mësojmë përmendesh. Ne shpresojmë që në një të ardhme të afërt të kemi plotësuar galerinë tonë online me çdo temë mësimore. Dhe mesa duket idea e gjimnazistëve është pritur mjaft mirë nga bashkëmoshatarët e tyre. Kristjan Angjo: Duke përmendura rreth 360 të anëtarësuar, 1000 orë shikimi dhe afërsisht 100 videoleksioneve të postuara në kanalin tonë Youtube mund të themi që interesi ka qenë i lartë. Nxënësit na kontaktojnë gjithashtu edhe në Instagram ku na pyesin për probleme të ndryshme të cilat nuk i kuptojnë ose hasin vështirësi. 2plusdy kanali më i ri në youtube i Klajdit dhe Kristjanit është një dritare e re mësimi për sistemin parauniversitar. Klajdi Xhambazi: Ju ftoj të na ndiqni në kanalin tonë në youtube e duke e shpërndarë atë me miqtë tuaj.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27