Banorët e Zerqanit në Bulqizë janë përplasur me punonjësit e firmës ndërtuese që po punon për ujësjellësin e ri të fshatit Peladhi. Ata kërkojnë transparencë në lidhje me shfrytëzimin e një burimi që ndodhet nw fshatin Zerqan dhe duan pezullimin e punimeve derisa një gjë e tillë të ndodhë. Pasi penguan hapjen e kanalit të ujësjellësit, 17 banorë u shoqëruan në komisariat. Mes tyre dhe kryetari i fshatit.