Në 2020 ekonomia do përshpejtojë/ Investime nga buxheti por edhe programi i rindërtimit
24/12/2019 15:17

Përshpejtimi i rritjes ekonomike në tremujorin e tretë, por edhe gjallërimi i kredisë kanë rritur optimizmin e qeverisë për ekonominë. Ministrja e financave, Anila Denaj deklaroi se vitin e ardhshëm rritja ekonomike do të rikthehet sërish mbi nivelin katër për qind duke listuar edhe arsyet që sipas saj mbështesin këtë pritshmëri. Denaj deklaroi se një tjetër stimul për ekonominë gjatë vitit të ardhshëm vjen nga buxheti i shtetit, i cili mban një ritëm të lartë investimesh publike në një kohë që ruan disiplinën fiskale. Veç investimeve buxheti pritet të injektojë edhe rreth 200 milionë dollarë të tjera në ekonomi përmes programit të rindërtimit. Dy zëvendësministrat e financave shpjeguan se nga këto para nuk do të përfitojnë vetëm qytetarët, por edhe bizneset që janë dëmtuar nga tërmeti. Në tremujorin e tretë të këtij viti rritja ekonomike u përshpejtua në 3.81 për qind nga 2.4 për qind që ishte mesatarja e 6 mujorit të parë. Sipas qeverisë kjo tendencë pozitive pritet të forcohet edhe më tej gjatë vitit të ardhshëm.

Top Channel/ Autoriteti i konkurrencës nis monitorimin e çmimeve, fokusi te produktet e shportës
11/07 15:21
Top Channel/ BSH “spastron” tregun financiar, hiqen licenca dhe vendosen qindra masa ndëshkuese
10/07 15:21
Top Channel/ Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni. Shkoi në 3.2 për muajin qershor
08/07 15:23
Top News – Euro bie nën 94 lekë. Arrin nivelin më të ulët historik
03/07 17:01
Top Channel/ Turizmi, shërbimet dhe ndërtimi uli optimizmin, rriten tregtia dhe industria
01/07 15:16
Top Channel/ Shqiptarët shtojnë kursimet në banka, por edhe kërkesën për kredi të reja
01/07 12:16
Top News- Ndryshon buxheti 2026/ Malaj: Shtesë për pensionet, pagat, mbrojtjen
30/06 21:39
Top News – Ecuria e ekonomisë. Ibrahimaj: Me 3.7 për qind jemi mbi mesataren e rajonit
29/06 18:47
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3.7%. INSTAT: Administrata, arsimi e shëndetësia udhëhoqën rritjen
29/06 15:48
Top News – Çdo shqiptar paguan 135 euro për spitalet. Eurostat: Kostot më të larta në rajon
26/06 16:58
Top Channel/ Ekspertët propozojnë heqjen e kartëmonedhave prerje të mëdha nga qarkullimi
26/06 15:32
Top Channel/ 17.4 mld investime të huaja, mbi 40% shkojnë në tregun e pasurive të paluajtshme
25/06 19:49
Top Channel/ Mbi 1.1 milionë vizitorë në Maj. Shqipëria në prag të kulmit turistik
25/06 15:22
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga Doganat. 62.1 miliardë lekë të ardhura në 3 muaj
24/06 15:21
Top Channel/ AmCham: Korrupsioni, burokracia dhe mungesa e stafit frenojnë investimet
23/06 19:54
Top Channel/ Fshihen 306 mln euro borxhe. Tatimet falin detyrime për mbi 130 mijë biznese e individë
22/06 15:14
Top Channel/ Taksa e pronës do të rritet, do të përafrohet me vlerën e tregut
18/06 20:01
Top News – ‘Lulëzon’ shitja e pronave.Tregu imobiliar vijon të shënojë rritje
18/06 17:13
Top Channel/ Fasonët në krizë, euro godet eksportet, në 2026 u rritën importet
17/06 20:05
Top Channel/ Me çmime sa europa! Eurostat: Ndikoi argëtimi, transporti dhe ushqimet
17/06 20:00