Aktori fitues i çmimit “Oscar”, Leonardo DiCaprio u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të mbledhur në Kombet e Bashkuara për të shkuar përtej angazhimeve të tyre, që përmban Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike. “Ne mund të urojmë njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë asgjë”, nisi DiCaprio fjalën e tij.