Dy sfidat e Kombëtares/ Ndeshja me Andorrën dhe Francën brenda pak ditësh
13/11/2019 17:43

Kombëtarja shqiptare është në përgatitjet e fundit të saj për ndeshjen me Andorrën dhe në radhët e saj nuk do të jetë Taulant Xhaka. Futbollisti nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë për këto dy sfida me pretendimin se ka pësuar dëmtim muskular. Trajneri Reja konfirmoi këtë version, por nuk ngurroi të japë edhe një mesazh të qartë për futbollistët e kombëtares. “Kam folur me të, jo drejtpërdrejt,por nëpërmjet bashkëpunëtorëve të mi. Xhaka më tha që ka probleme muskulare dhe se në kampionat zviceran ai doli në fushën e lojës në 10 minutat e fundit dhe preferoi që të qëndrojë në shtëpi. Kemi arritur një ekuilibër në grup, skuadra është e qetë, të gjithë janë të kënaqur. Kush vjen këtu duhet të jetë i qetë pavarësisht kush luan. Kush mendon se është Messi nuk ka vend në këtë kombëtare. Më vjen keq për Grezdën që nuk nuk i pranoi disa situata. Është Shqipëria ajo që hyn në fushë pavarësisht nga protagonistët në fushë”, shprehet trajner i Kombëtares. Edi Reja foli më pas edhe për sfidn me Andorrën dhe vuri në dukje rëndësinë e kësaj ndeshje duke përsëritur sërish apelin në drejtim të tifozëve që të vijnë të ndjekin këtë sfidë. “Kam në skuadër lojtarë inteligjentë që i dinë vështirësitë që sjellin ndeshje të tilla Nëse nuk fitojmë me Andorrën, atëherë ajo që kemi bërë deri tani do të anulohet. Kjo ndeshje nuk duhet të nënvlerësohet Duhet të japim 110% të kapacitetit tonë. Përsa u përket tifozëve, përsëris apelin e bërë ditë më parë; ata që kanë mundësi, duhet të vijnë në stadium. ta bëjnë këtë sidomos për futbollistët, jo për mua, sepse do të jenë ata në fushën e lojës dhe ata kanë nevojë për stimuj”, shton Reja. Në rolin e kapitenit për ndeshjen me Andorrën do të jetë që pranoi se euforia për sfidën me Francën dhe stadiumin e ri është e madhe, por kërkoi përqendrim të madh në sfidën me Andorrën, duke iu bashkuar apelit të trajnerit Reja. “Të gjithë po mendojnë për Francën, por duhet të kalojmë Andorrën të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të thyejmë rekordin. Për ndeshjen e dytë do të ketë emocione të reja për stadiumin e ri e sfidën me Francën E dimë mirë që sfida me Andorrën është më e rëndësishme. Tifozeria na motivon gjithmonë për të ecur para. U bëj thirrje të gjithë tifozëve që të ndjekin edhe ndeshjen me Andorrën jo vetëm për Francën”, shprehet futbollisti Elseid Hysaj.

Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36
Top News – Ndeshja me Finlandën/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Luis Hasa
01/10 19:10
Top Channel/ Shqipëria hap Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni i Maran
26/09 20:03
Top Channel/ Maran debuton me kuqezinjtë, trajneri kërkon vendosmëri, ndeshja në DigitAlb
26/09 12:17
Top Channel/ Dueli me Bjellorusinë në Digital, Maran: Shqipërisë i duhen rezultate
25/09 20:01
Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07