Fiks Fare rikthehet në plazhin e Ndërnënasit, ku mungojnë uji, energjia elektrike dhe tualetet. Pushuesit qëndrojnë në kasolle të improvizuara dhe rulota, ndërsa rruga e dëmtuar dhe pluhuri ua vështirësojnë qëndrimin. Pavarësisht ndërhyrjes së Bashkisë Fier për të sheshuar rrugën dhe larguar mbeturinat, problemet vijojnë edhe këtë vit.