Sekretariati i Energjisë në Vjenë i ka tërhequr vëmendjen Shqipërisë se nuk po zbaton në praktikë planin për ndarjen e OSHEE në tre kompani të pavarura nga njëra tjetra. Madje në një deklaratë të fundit ky sekretariat ka njoftuar se shqyrtimi i çështjes kundër vendit tonë të hapur në janar të 2018 po vazhdon.