Mungon Marash Kumbulla/ Mbrojtësi nuk do jetë me kombëtaren në ndeshjen me Anglinë
28/03/2021 11:22

Kombëtarja nisi përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Anglisë me një lajm jo shumë të mirë. Trajneri Reja nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Marash Kumbulla që shfaqi shqetësime dhe të dielën niset drejt Romës. Trajneri Edy Reja nuk i shfaq shumë i shqetësuar për mungesën e tij teksa tha se e ka alternativën për Kumbullën “Kemi zgjidhje të tjera, kemi Ismajlin, Gjimshitin dhe Veselin që mund ta aktivizojmë në atë rol. Te Salernitana luan në qendër të mbrojtjes në krahun e majtë. Nuk mendoj se do të kem probleme në fazën mbrojtëse, kushdo të zbresë në fushë do të bëjë mirë. Më vjen keq për Kumbullën se po bënte mirë, por nuk donim të rrezikonim me të” Sa i përket Anglisë, Reja theksoi se motivimi është por duhet luajtur me zgjuarsi. “Anglia është skuadër e fortë dhe ka shumë lojtarë të rinj me perspektivë. Ka shumë kualitete. Kejn është e tashmja, por ka edhe lojtarë si Foden e Mount që janë të rinj dhe kanë kohë për të treguar aftësitë për të ardhmen. Duhet të tregohemi të kujdesshëm në aspektin fizik pasi anglezët janë të shpejtë dhe agresivë. Ne duhet të japim më të mirën tonë, por nuk mund të luajmë në mbrojtje 90 minuta duhet edhe të krijojmë. E respektojmë Anglinë, por kjo do të jetë tjetër ndeshje nga ajo që ata luajtën me San Marinon.” tha Reja. Edhe kapiteni Berisha vuri në dukje kualitetet e Anglisë duke theksuar se kjo sfidë duhet përgatitur sa më mirë. “Anglia është një ekip jashtëzakonisht i fortë. Po të shohësh lojtarët, kanë cilësi për të krijuar raste e për të fituar ndeshje. Do mundohemi t’ia vështirësojmë gjërat dhe të marrim dicka nga kjo sfidë. Nëse marim një fitore do të na i bëjë gjërat më të lehta për ndeshjet e tjera të kualifikueseve” tha Berisha.

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36