MPJ mohon tërheqjen e njohjes nga Gana, kritikon mediat
12/11/2019 19:55

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka deklaruar se nuk është e vërtetë që Gana ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Ministria e Punëve të Jashtme është në komunikim të rregullt me ambasadat e Ganës në qendra të ndryshme të botës, dhe asnjëra prej tyre nuk kane asnjë informacion në lidhje me pretendimin e ministrit serb Ivica Daqiq”, thuhet në reagimin e MPJ-së. MPJ thotë se është e habitshme se si disa media, edhe në Kosovë, transmetojnë të pavërteta të servuara nga institucionet e Serbisë dhe përmes “fake news” domosdo i shkaktojnë dëm Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. “Gazetarët kanë kapacitet për të kuptuar seriozitetin e shtetit dhe betejat diplomatike me të cilat ballafaqohet Republika e Kosovës, andaj në këtë pikë duhet të tregohen shumë më të kujdesshëm dhe më profesionistë në mënyrë që të mos bien pre e propagandës serbe e cila nga Beogradi zyrtar prezantohet si lajm”, vijon reagimi. Madje, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës fton të gjitha mediat në Kosovë dhe jashtë saj që të verifikojnë më shumë se njëherë secilin lajm për Kosovën i cili prodhohet në Serbi. “Metodat e mirënjohura dhe të bazuara në shembuj të tjerë që po i përdorë Daçiq me lobuesit e tij me histori të dyshim kriminale, janë në proporcion të zhdrejtë me politiken paqësore rajonale, paqen dhe harmoninë në mes shteteve”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Top News/Kurti në konferencën e eurosocialistëve. Kryeministri në Berlin për takimin e radhës të PES
03/05 18:44
Top Channel/Kosova, regres me median: Sulmet ndaj gazetarëve u rritën gjatë tensioneve me Beogradin
03/05 15:17
Top Channel/ Shpërthen Petkovic: M`u ndalua vizita në Kosovë, një vit bllokadë!
03/05 15:11
Top Channel/ Qeveria e Kosovës i përgjigjet BE-së: Shtensionimi ka ndodhur, hiqni masat!
03/05 12:22
Top News/ Serbia financon media në Kosovë / Raporti-Ashpërsojnë retorikën gjatë tensioneve në Veri
03/05 11:34
Top Channel/ Kosovë, opozita kritikon qeverinë për rritje korrupsioni dhe shkelje të të drejtave
02/05 21:57
Top News/ Masat ndaj Kosovës, BE – Kurtit: Do hiqen kur ta shohin të arsyeshme vendet anëtare
02/05 15:31
Top News/ Kurti: Mjaft u ndëshkua Kosova! Kemi përmbushur kërkesat e BE, hiqni kufizimet
02/05 12:19
Top Channel/ Kurti “lodhet” me BE-në: Hiqni masat ndëshkuese, plotësuam të gjitha kriteret!
02/05 11:48
Top News/ Marshim në Kosovë në ditën e Punëtorëve / Ultimatum qeverisë, kushte më të mira pune
01/05 15:31
Top Channel/ Arsimtarët protestojnë në Ditën e Punëtorëve, marshim në Prishtinë
01/05 13:04
Top Channel/ Tubim më 1 Maj edhe në Prishtinë! Marshimi nisi nga Biblioteka Kombëtare
01/05 12:37
Top News/ Nga integrimi në BE tek punësimi/ Kosova bën marrëveshje 90 mln euro me Gjermaninë
01/05 10:49
Top Channel/ Mbledhja e parë pas referendumit! Kryetari i Zveçanit, takohet me drejtorët
30/04 15:24
Top Channel/ Mbledhja e parë pas referendumit! Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci takohet me drejtorët
30/04 13:00
Top News/ Kurti e Osmani deklarojnë pasurinë/ Presidentja e Kosovës më e pasur se kryeministri
30/04 08:30
Top News/ Presidenti i KiE pro anëtarësimit/ ‘Ballkani Perëndimor duhet të futet sa më parë në BE’
30/04 08:00
Top Channel/ Kosova në Këshillin e Europës/ Franca dhe Gjermania i kërkojnë Asocacionin para votimit
29/04 19:56
Top News/ Bie numri i lindjeve në Kosovë/ ASK dhe Ministria nxjerrin të dhëna të ndryshme
28/04 12:41
Top News/ Krime lufte në Gjakovë. Policia e Kosovës arreston serbin në kufi
28/04 12:23