Mosmarrëveshje mes dy vendeve, Vuçiç anulon vizitën në Mal të Zi
04/01/2020 17:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic vendosi të anulonte vizitën private të planifikuar në Malin e Zi, pas mosmarrëveshjeve të lindura mes dy shteteve fqinjë lidhur me ligjin e feve të miratuar në Podgoricë, për të cilin serbët thonë se diskriminon Kishën Ortodokse Serbe. Ky ligj u bë shkas edhe për sulmin e ambasadës malazeze në Beograd. Vuçiç njoftoi se nuk do të shkojë në Podgoricë javën e ardhshme për shkak të shqetësimeve nga zyrtarët malazezë se prania e tij do t`i rriste më shumë tensionet dhe do të rrezikonte pavarësinë e vendit. “Vendosa të mos shkoj dhe me këtë vendim, u pajtua edhe patriarku serb, Irinej”, ka thënë ai, duke shtuar se serbët e respektojnë pavarësinë e vendit fqinj. Më herët, Vuçic kishte deklaruar se do të vizitonte kishat serbe në Mal të Zi me rastin e Krishtlindjes Ortodokse që festohet në 7 janar. Kreu i shtetit serb sakaq, i akuzoi zyrtarët malazezë dhe ata perëndimorë – ndonëse nuk tregoi haptazi se për kë bëhej fjalë – duke thënë se kishin nisur një “fushatë histerike gënjeshtrash”, që në momentin që ai kishte njoftuar se do të udhëtonte drejt Malit të Zi. Ky I fundit u shkëput nga Serbia në vitin 2006. Një e treta e popullsisë prej 620 mijë banorësh atje, deklarohen si serbë.

Top News – SHBA ‘frenon’, bllokon Patriotët / FT: Sekretari i Luftës po vonon dorëzimin në Kiev
24/11 13:16
Top News – 5 mijë vdekje nga i nxehti këtë verë / Britania e Madhe u përvëlua, thyhet çdo rekord
24/11 13:16
Top News – Urdhëron mbylljen e plotë të Hormuzit / Irani kërcënon SHBA, tre cisterna nafte në flakë
24/11 13:14
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë…!’ / Bombarduesit rusë ‘terrorizojnë’ Korenë e Jugut
24/11 12:59
Top News – Ukraina ‘terrorizon’ Mesdheun. Flota ‘sekrete’ që sulmon rusët, panik për anijet tregtare
24/11 12:57
Top News – Kishte vizione të Djallit e Ferrit/Botohen ditarët e Papa Françeskut, ‘krizë shpirtërore’
24/11 12:43
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Sllovakia: Gati të mbyllë negociatat
24/11 12:25
Top News – Nga kuaj fuqi në fuqi zjarri… / Toyota “nis” të prodhojë armë, Japonia militarizohet
24/11 12:08
Top Channel/Spektakël në qiell: Sot shfaqet “Superhëna e Kastorit”,e para e tre superhënave radhazi!
24/11 12:08
Top News – Huang kthehet në krye të Nvidia-s / Pas ndërhyrjes së Trumpit, ndryshon papritur bordi
24/11 11:54
Top Channel/ Athinë, tritol lokalit të shqiptarit: Shpërthimi u kap në kamera, dyshimet e policisë!
24/11 11:47
Top Channel/ Kthimi i Jensen Huang te Nvidia, rriten “rrufeshëm” tregjet aziatike të aksioneve!
24/11 11:46
Top Channel/ Libia, fronti i ri i luftës? Kievi dhe Moska lëvizin gurët, Trump ndryshon krah!
24/11 11:44
Top Channel/ NATO “nuk fal”, paralajmëron Rusinë: Do të mbrojmë cdo centimetër të territorit tonë!
24/11 11:43
Top News – NATO do të mbrojë edhe hapësirën / Rusia do vendosë bomba bërthamore në orbitë
24/11 11:41
Top Channel/ Moska do ngrejë satelit atomik, alarmohet NATO
23/11 23:15
Top News – Rrezik për një konflikt Rusi-Estoni/ Dronë ukrainas në ajër, Moska: Po nxisni luftë
23/11 22:50
Top News- ‘Europa gati të negociojë me Rusinë’/ Rutte e Merz: Të mbrojmë territorin e NATO-s
23/11 22:50
Top Channel/63 vite nga vrasja e Kennedy, atentati që tronditi SHBA dhe misteret që vazhdojnë sot
23/11 22:37
Top News – Zelensky do Ukrainën në NATO/ Sekretari Mark Rutte i pret hovin: Jo të gjithë janë dakord
23/11 22:30