Mjeshtri i enëve tradicionale/ Si prodhohen tiganët e qifqive në Gjirokastër
16/03/2021 12:24

Në Gjirokastër historikisht çdo familje ka pasur një tigan për të gatuar qifqi e që është receta tradicionale e qytetit. Tigani i qifqive ishte një objekt me shtatë gropa i cili patjetër kërkonte pjekje në zjarr. “Që kur kam filluar punë deri tani mund të kem bërë dhe 1000 copë”. -Sa kohë të duhet që të punosh një tigan? “Një tigan do një ditë sepse e marr fletë e kthej e bëj tepsi dhe pastaj shënoj gropat. Ky mund të ketë edhe 100 vjet “. -Çekiçi? “Po ky, këtë e ka pasur babai i ustait, ustai dhe sot e kam unë. Është një çekiç vetëm për këtë punë”. Mjeshtri Leonard Gagani për më shumë se 40 vjet i jep formë objektit më autentik të kuzhinës në Gjirokastër dhe porositë vijnë nga e gjithë bota. “Gjithë pazarin e kam pajisur me tiganë me bakër jo me alumin. Të gjithë turistët që vijnë po nuk hëngrën qifqi nuk ikin nga Gjirokastra”. -Nga vijnë porositë? “Kemi pasur në Amerikë, në Kanada,në Angli, në Gjermani, në Greqi, nga të gjitha vendet, çka shqiptarë, por tani marrin edhe të huajt që vijnë në Gjirokastër”. Receta e thjeshtë prej tri përbërësish e qifqive të Gjirokastrës është e lidhur me sekretin e tiganit që preferohet të jetë prej bakri për të shpërndarë siç duhet nxehtësinë e për të mos e prishur formën e qifqive. Gatimi i qifqive është pjesë e trashëgimisë lokale të ritit të dasmave e të lindjeve dhe gatuhej për të sjellë fat e mbarësi.

Top News -‘Trafiku i kokainës, shqiptarët po zgjerohen’. Agjenti i infiltruar: Po kapërcejnë në SHBA
20/11 17:33
Top News – Akti që gjobit protestuesit. PS e kalon te Ligjet, PD e konsideron antikushtetues
20/11 16:42
Top News-Të mbyllen portat e vajit të ullirit/Rënia e çmimit, fermerët kërkojnë bllokimin e importit
20/11 16:40
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit. Mijëra dekorime për festa me super çmime
20/11 15:35
Top Channel/ Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
20/11 15:25
Top Channel/ Vaji i ullirit mbetet pa treg. Prodhuesit kërkojnë ndalimin e importeve deri në janar
20/11 15:25
Top Channel/ Subvencionet për 48 mijë fermerë. Skema kombëtare, pagesat deri më 31 dhjetor
20/11 15:24
Top Channel/ “Jam Edi Rama, më duhen 1 mln euro”, 25-vjeçari i kërkon para biznesmenit, arrestohet
20/11 15:22
Top Channel/ Veliaj: Hallin e zgjidh vetëm Bela. I dërgon letër nga burgu për operacion në Tiranë
20/11 15:21
Top Channel/ Përplasje për ligjin e tubimeve. Akti normativ miratohet vetëm me votat e PS-së
20/11 15:20
Top Channel/ Prokuroria heton plumbat e gomës në protesta. Thirret Erion Vishkulli, i plagosur në sy
20/11 15:19
Top News – Tre të proceduar në protestë/ Policia e Tiranës vendos 29 gjoba brenda dy ditëve
20/11 15:11
Top News – ‘Hallin tënd e zgjidh veç Bela’. Veliaj e ironizon me një letër: Po dorëzohem edhe unë
20/11 14:54
Top News – ‘Tavo mori rrogë si prefekt dhe si kryebashkiak’, Gjikuria dërgon prova shtesë në SPAK
20/11 14:33
Top News- “Jam Rama, më duhen 1 mln €”/ Arrestohet në flagrancë teksa ‘merr paratë’ nga biznesmeni
20/11 14:11
Top Channel/ 12 drejtues mjetesh në pranga brenda një jave, mbi 1,500 gjoba nga Policia Vlorë
20/11 13:52
Top News – Skavica rikthehet në vëmendje. Ambasada e SHBA mbështet projektin – Investim strategjik
20/11 13:38
Top Channel/ Ritakim me historinë/ Manja për Liceun e Korçës:Gjuha franceze ka dashamirës dhe..
20/11 13:35
Top Channel/ Pas ankesave të banorëve, procedohen dy administratorë lokali për zhurmën e muzikës
20/11 13:25
Top News – Kanosje për borxhin/ Në pranga i riu në Tiranë, kërcënoi me armë një 31-vjeçar
20/11 13:23