Qeveria nuk është e interesuar për statusin e vendit kandidat, thotë Paskal Milo. Nga Shkodra pas një takimi me strukturat lokale ai deklaroi se maxhoranca duhet të ishte ulur me opozitën për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull për integrimin dhe për të zgjidhur çështjen e Fierit, të cilën siç thotë Milo, e krijuan dhe e mbajnë në këmbë po vetë.