1 Maji shënon ndërkombëtarisht Ditën e Punëtorëve. Kjo datë është vendosur në kujtim të ngjarjeve të vitit 1886 në Amerikë. Nga shpërthimi i një bombe në sheshin Haymarket të Çkagos mbetën të vrarë drejtuesit kryesorë të lëvizjes punëtore që kishte shpërthyer në SHBA.