Sfida e eliminatoreëve të Euro 2016 mes Shqipërisë dhe Portugalisë, e fituar në sekondat e fundit nga luzitanët 1-0, ka gjetur hapësira në medien botërore. E përditshmja prestigjoze italiane “La Gazzetta Dello Sport” i ka dedikuar një artikull kësaj sfide të skuadrës sonë përfaqësuese, ku vlerësonte lojën e kuqezinjve të De Biasit.