Evagjelia Veli mori medalje bronzi në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Moskë. Peshëngritësja shqiptare u kthye në garat ndërkombëtare duke u ngjitur në podium për peshën 55 kg në stilin e shkëputjes. Veli ngriti 89 kilogramë në provën e saj më të mirë në këtë stil, ndërsa tentoi të fitonte edhe tjetër medalje në shtytje dhe dygarësh, por rezultati i saj në stilin tjetër ishte 105 kilogramë. Për Top Channel ajo tregon peripecitë deri në rikthimin tek medalja.