Me pistoletë e kokainë në çantë, arrestohet këngëtari i famshëm Notis Sfakianakis
30/11/2020 12:25

Policia greke ka arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes të së djelës, këngëtarin e famshëm Notis Sfakianakis. Sipas informacioneve të deritanishme,këngëtari i famshëm ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në aksin që lidh qendrën e Athinës me zonën bregdetare Vuliagmeni, në momentin që u ndalua prej një patrulle të policisë e cila po kryente kontrolle për masat anti covid në kryeqytetin e vendit. Pasi u ndalua, policët konstatuan sjellje të çuditshme prej këngëtarit të famshëm,ndaj dhe vendosën të kontrollojnë mjetin. Në çantën e tij u gjet një pistoletë të cilën këngëtari aq shumë i debatuar për sjelljen e tij raciste dhe antisemite e mbante pa leje, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë. Dyshohet se në momentin e ndalimit, këngëtari i famshëm grek,kishte përdorur sasi të lëndës narkotike. Ai u ndalua dhe pritet të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë paradites të së sotme. Notis Sfakianakis është gjendur shpesh herë në qendër të kritikave për sjelljet e tij raciste dhe ksenofobe. Ai ka fyer të huajt që jetojnë në vend,dhe është shprehur pro organizatës kriminale “Agimi i Artë”,deklaratë të cilën pak më vonë e tërhoqi.

Top News – Studentët zgjedhin Aleksandër Çupiç/Serbi, një profesor transporti në krye të parlamentit
19/11 15:23
Top News – Të djathtët ‘dëbojnë’ Vuçiç. Partitë Popullore diskutojnë pezullimin e partisë së tij
19/11 12:10
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Gati për dialog me Listën Studentore/ Koalicioni Shqiptar s’heq dorë nga kërkesat
18/11 19:00
Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34