Fiks Fare dokumenton gërryerjen e disa hektarëve tokë bujqësore buzë Shkumbinit, në fshatin Kurtaj të Peqinit. Kamionë dhe ekskavatorë marrin zhavorr, duke krijuar një krater mbi 10 metra të thellë. Sapo mbërrin grupi I xhirimit, drejtuesit ndërpresin pnimet dhe largojnë mjetet. Gazetarët njoftojnë policinë, por patrulla që mbërrin nuk ndalon automjetin e personave që po tentonin të largonin makineritë. Ku ishin institucionet përgjegjëse ndërsa zona gërryhej dita-ditës?