Maqedonia, Serbia, Austria dhe Hungaria firmosin memorandum
04/09/2015 00:00
Kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme ka mbledhur të premten në Ohër ministrat e Brendshëm të Maqedonisë, Austrisë, Serbisë dhe Hungarisë, të cilët kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e përbashkët të situatës së krijuar.