Maqedonia e Veriut para kohe pritet ta miratojë Protokollin për anëtarësim në NATO
30/12/2019 18:50

Maqedonia e Veriut pritet ta ratifikojë para kohe Protokollin për anëtarësim në NATO. Qeveria në mbledhjen e së shtunës ka miratuar tekstin e projekt – ligjit, i cili është dërguar menjëherë në Kuvend, ku pritet të miratohet sa më shpejt, raporton INA. Pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, ligji do të dërgohet në Uashington, ndërsa do të hyjë në fuqi në momentin që protokollin e ratifikon dhe Spanja, si shteti i fundit anëtar që duhet të vulosë anëtarësimin e vendit tonë fqinj në aleancën Veri-atlantike. Dritën jeshile të aderimit të shumëdëshiruar, Shkupi e mori pas arritjes së marrëveshjes së emrit me Greqinë qershorin e 2018-tës. Në 11 korrik, NATO-ja e ftoi Maqedoninë e Veriut të niste bisedimet e anëtarësimit duke thënë se vendi mund t`i bashkohej organizatës me tu zgjidhur ngërci shumëvjecar i emrit. Zyrtarisht, bisedimet e anëtarësimit nisën 18 tetorin e vitit të kaluar dhe shkurtin e këtij viti, përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtarë të NATO-s nisën nënshkrimin e protokollit të pranimit të vendit. Idenë për ratifikimin e parakohshëm të Protokollit përfundimtar e ka paraqitur e para partia kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO DPMNE-ja, e cila u bazua në shembullin e Malit të Zi, që e ratifikoi vetë Protokollin në prill të vitit 2017, ndërsa Spanja e Holanda e ratifikuan një muaj më vonë.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10