Manastirliu: Kemi gati 100 ekipe në sistemin e Urgjencës Kombëtare për ditët e festave
30/12/2020 13:00

Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit. Nga Spitali Universitar i Traumës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se janë vendosur ekipe shtesë për përballimin e urgjencave mjekësore. “Ekipet shëndetësore në gjithë sistemin tonë, qoftë ato të Urgjencës Kombëtare, qoftë të spitaleve tona që nga ato universitare deri tek rajonalet, bashkiaket do të jenë me ekipe të përforcuara për të përballuar çdo emergjencës që mund të kemi. Do të kemi në sistemin e Urgjencës Kombëtare 100 ekipe, të cilat janë të shpërndara në terren në postacione për të mbuluar çdo emergjencë në kohë dhe me cilësi. Nga ana tjetër të gjithë sistemet dhe strukturat e urgjencave në spitale por edhe të shërbimeve në spitale do të jenë të përforcuara, duke organizuar punën me shërbimin “on call”, pra të mjekëve të cilët do të jenë të gatshëm, nëpërmjet sistemit të thirrjeve për çdo emergjencë që mund të ketë në spitalet tona”, bëri të ditur Manastirliu. Manastirliu bëri me dije se masat janë marrë për të përballuar emergjencat e mundshme, pavarësisht se nuk do të lejohen grumbullime në sheshe. “Për kryeqytetin do të kemi 9 ekipe të urgjencës, të cilët do të vendosen në postacione të caktuara dhe dy ekipe shtesë të urgjencës kombëtare si edhe janë siguruar materialet mjekësore, barnat e nevojshme për të përballuar çdo situatë emergjence, qoftë në kuadër të emergjencave, aksidenteve apo problematikave që mund të sjellin festimet e fundvitit”, tha Manastirliu. Duke vlerësuar punën e ekipeve mjekësore në këtë vit të vështirë, Manastirliu tha se mirënjohja do të kurorëzohet me rritjen historike të pagave për bluzat e bardha. “Dua t’ju falenderoj për punën tuaj të palodhur dhe kurorëzimi i kësaj mirënjohje mëse të merituar do të jetë me rritjen 40% të pagave në vitin e ri që po vjen”, tha Ministrja e Shëndetësisë, duke uruar për një vit të ri të mbarë e të shëndetshëm të gjithë ekipet mjekësore dhe qytetarët shqiptarë kudo ku ndodhen. Urdhri i gatishmërisë së përforcuar për spitalet gjatë ditëve të festave, i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcakton forcimin e ekipeve në dispozicion për urgjencën 24/7, nga data 31 Dhjetor deri më 5 Janar dhe përcaktimin e mjekëve “on call”, pra në gatishmëri për secilin shërbim, për të mbuluar cdo urgjencë që mund të ndodhë. Gjithashtu përcaktohet detyrimi për të siguruar barnat dhe pajisjet mjekësore të nevojshme si dhe për të vendosur në gatishmëri të përforcuar urgjencën kombëtare në territor.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00