Shimpanzetë e dy kopshteve zoologjike në Çeki bashkëvepronin sot me njëri-tjetrin me platformën Zoom, me anë të ekraneve të mëdha në ndarjet e tyre. Parku natyror i Dvur Kralove nad Labem dhe kopshti zoologjik i qytetit Brno u bashkuan për projektin e zbutjes së vetmisë së majmunëve. Kafshëve u mungon kontakti me vizitorët pasi kopshtet kanë qëndruar mbyllur në vend, ndërsa tashmë shijojnë të ndjekin shokët e tyre duke ngrënë, duke luajtur apo dhe duke luftuar.