Liqeni i Fjollës, mbillen 10 mijë fidanë, Veliaj: Ne shkruajmë historinë e Tiranës së gjelbër
29/01/2021 14:25

Në ditën e 98-vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nisi sot mbjelljen e 10 mijë fidanëve (lajthi, pishë, akacie, rrap, ligustër etj.), në një sipërfaqe prej 4 hektarësh, pranë Liqenit të Fjollës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se mbjellja e 10 mijë fidanëve ndihmon dhe krijon destinacione të reja turistike, sidomos pas sfidës me pandeminë. “Në vitin e pandemisë temat më të përmendura ishin oksigjeni dhe ajri i pastër. Ndaj, ky është momenti për të reflektuar: A ka ardhur koha të bëjmë një armëpushim me natyrën? Zona e Fjollës dhe e Pezës, ku jemi sot, ka qenë gjithmonë e bukur, por duke prerë një dru aty, e një pemë këtu, ndërto buzë lumit, shkatërro digën, këto veprime na sollën dëme të paimagjinueshme. Sot jemi këtu për t’i larë borxhin dhe t’i paguajmë haraçin natyrës”, u shpreh Veliaj. Ai nënvizoi se pyllëzimi dhe gjelbërimi shkojnë përkrah rritjes së numrit të banorëve të Tiranës. Për strehimin e tyre, tha Veliaj, sot po ndërtohet në 800 kantiere. “Tirana rritet me 25 mijë banorë në vit. Në vitin e tërmetit u rrit edhe më shumë, sidomos në zonat e prekura. Nëse ata që jetojnë në vilat e Lalzit i kanë shtëpitë me beton, edhe qytetarët e rinj te lagjja “5 Maji”, në Kombinat, Kinostudio, te lagjja e re në Pezë, në Vaqarr, Baldushk, Ndroq e Zall-Herr, do t’i kenë me beton. Njerëzit nuk do të jetojnë në çadra, prandaj po punojmë në 800 kantiere njëherësh. Tirana do vazhdojë të rritet, por nga ana tjetër, shtojmë ekosistemin tonë me hapësira të gjelbra, krijojmë pyje si këtu, në mënyrë që këtë kurorë rreth Tiranës ta bëjmë jo vetëm më e vizitueshme, por edhe ta rigjenerojmë, siç këmi bërë këto 5 vite”, shpjegoi Veliaj. Duke ftuar qytetarët t’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve, ai iu përgjigj edhe atyre që mbjellin vetëm shpifje. “I ftoj të gjithë qytetarët, ejani na ndihmoni, duke mbjellë pemë, ta mbajmë pastër qytetin. Është më e rëndësishme të mbjellim lule, se sa sherr. Sot ka forca politike që mbjellin sherr, ndasi dhe urrejtje. Kjo ndodh sa herë që afrojnë zgjedhjet. Forcat politike, të falimentuara moralisht, nuk kanë kontribuar ndonjëherë në punët e qytetit, megjithëse e kanë pasur në dorë Tiranën dhe Shqipërinë. Mund t’i kishin bërë të gjitha këto punë të mbara, por në vend të kësaj, thonë: “Erdhën zgjedhjet, le të mbjellim sherr”. Por, ne kemi nevojë të mbjellim më shumë pemë e lule, më shumë dashuri e solidaritet, se sa sherr dhe shamata. Këto 10 mijë pemët që po mbjellim sot do të ngelen në histori. Ndaj, çdo ditë që mbjellim pemë, shkruajmë historinë e Tiranës së gjelbër”, e mbylli Veliaj.

Top Channel/ Tragjedia e elektricistit, familja pa mbështetje pasi humbi jetën
18/11 19:56
Top Channel/ Dëmshpërblimi pas aksidenteve, dëmet deri në 250.000 lekë paguhen për 14 ditë
18/11 19:54
Top Channel/ Vjedhja e postës, dosja në spak.Prokuroria e Durrësit dyshon tek ish-drejtoresha Budini
18/11 19:47
Top Channel/ Protesta në shi, një grup qytetarësh u mblodhën në bulevard
18/11 19:43
Top Channel/ Polemikat mes PS dhe PD, Braçe kritika edhe socialistëve
18/11 19:36
Top Channel/ Deputeti Çuçi flet për bursën e studentëve, do marrin “25 mijë lek në muaj”
18/11 19:31
Top Channel/ Spiropali e qeshur në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS
18/11 19:22
Top Channel/ Kuvend/Tabaku: Për zgjedhje përshpejtohen tenderat, Demo: Rritje pagash për policinë
18/11 19:18
Top News- Vjedhja e pensioneve në Durrës/ Dosja i kalon SPAK-ut, pas skemës persona me imunitet
18/11 19:17
Top Channel/ Shëndetësia zgjidhet duke krijuar një sistem, Shehu: Nuk zgjidhet duke sjell një aparat
18/11 19:15
Top News – ‘Veliaj, dy javë pa operacion’/ Konfirmohet nevoja për ndërhyrje, Ndreca: Me shumë vonesë
18/11 18:37
Top News- Bie nga dritarja e taksisë në Mullet/ 24-vjeçarja përfundon në spital, ndalohet taksisti
18/11 18:36
Top News – Shkelje e barazisë në tendera/ Burg për ish-kryetarin dhe zyrtaren e Bashkisë Memaliaj
18/11 17:49
Top Channel/ Braçe nga Kuvendi kritika për ministrat: Nuk ua ka borxh askush paaftësinë
18/11 17:44
Top News – Suksesi i Urban Gen/ Një hapësirë për zërin, idetë dhe ëndrrat e të rinjve
18/11 16:39
Top News – Rekursi në Gjykatën e Lartë. Beqaj ofron 2 mln lekë për të dalë nga shtëpia
18/11 16:36
Top Channel/ Protesta e së mërkurës, një grup i vogël bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Durrësit
18/11 15:44
Top News- SPAK kërkon konfiskimin e 9 mln eurove. ‘Pasuri të krijuara nga trafiku i drogës në Itali’
18/11 15:36
Top Channel/ Konfirmohet rasti i parë me malarie. Shtetasi i huaj është izoluar në Shqipëri
18/11 15:24
Top News- Kreu tre vrasje në Shkodër/ Ekstradohet nga Nju Jorku Valentin Ftoni
18/11 15:16