Pas nisjes së punës së linjës së interkonjeksionit me Kosovën, është në kantier ndërtimi edhe linja me Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në konferencën e radhës “Ekonomia në fokus”, ndërsa shtoi se po shikohet mundësia e zgjerimit të tregut edhe në drejtim të Malit të Zi dhe Italisë fqinje