Ligji antishpifje, reagon OSBE: Kemi punuar me qeverinë Shqiptare deri në minutën e fundit
17/12/2019 19:39

Ligji antishpifje në Shqipëri ka qenë një ndër temat më të nxehta në ditët e fundit. Qeveria ka prezantuar projekt-ligjin dhe pritet që të miratohet sëshpejti në parlament. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Harlem Desire, përfaqësues i zyrës së medias në OSBE ku shprehet se ka qenë duke punuar me qeverinë deri në momentin e fundit për përmirësimin e projektligjit. Ai ka shkruar nw Twitter: Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së. Shumë përmirësime janë bërë në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme. Detyrimet e regjistrimit janë eliminuar, masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare janë prezantuar (neni 4); janë prezantuar kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes. Rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eleminuar. Puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit. Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur.

Top News -‘Trafiku i kokainës, shqiptarët po zgjerohen’. Agjenti i infiltruar: Po kapërcejnë në SHBA
20/11 17:33
Top News – Akti që gjobit protestuesit. PS e kalon te Ligjet, PD e konsideron antikushtetues
20/11 16:42
Top News-Të mbyllen portat e vajit të ullirit/Rënia e çmimit, fermerët kërkojnë bllokimin e importit
20/11 16:40
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit. Mijëra dekorime për festa me super çmime
20/11 15:35
Top Channel/ Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
20/11 15:25
Top Channel/ Vaji i ullirit mbetet pa treg. Prodhuesit kërkojnë ndalimin e importeve deri në janar
20/11 15:25
Top Channel/ Subvencionet për 48 mijë fermerë. Skema kombëtare, pagesat deri më 31 dhjetor
20/11 15:24
Top Channel/ “Jam Edi Rama, më duhen 1 mln euro”, 25-vjeçari i kërkon para biznesmenit, arrestohet
20/11 15:22
Top Channel/ Veliaj: Hallin e zgjidh vetëm Bela. I dërgon letër nga burgu për operacion në Tiranë
20/11 15:21
Top Channel/ Përplasje për ligjin e tubimeve. Akti normativ miratohet vetëm me votat e PS-së
20/11 15:20
Top Channel/ Prokuroria heton plumbat e gomës në protesta. Thirret Erion Vishkulli, i plagosur në sy
20/11 15:19
Top News – Tre të proceduar në protestë/ Policia e Tiranës vendos 29 gjoba brenda dy ditëve
20/11 15:11
Top News – ‘Hallin tënd e zgjidh veç Bela’. Veliaj e ironizon me një letër: Po dorëzohem edhe unë
20/11 14:54
Top News – ‘Tavo mori rrogë si prefekt dhe si kryebashkiak’, Gjikuria dërgon prova shtesë në SPAK
20/11 14:33
Top News- “Jam Rama, më duhen 1 mln €”/ Arrestohet në flagrancë teksa ‘merr paratë’ nga biznesmeni
20/11 14:11
Top Channel/ 12 drejtues mjetesh në pranga brenda një jave, mbi 1,500 gjoba nga Policia Vlorë
20/11 13:52
Top News – Skavica rikthehet në vëmendje. Ambasada e SHBA mbështet projektin – Investim strategjik
20/11 13:38
Top Channel/ Ritakim me historinë/ Manja për Liceun e Korçës:Gjuha franceze ka dashamirës dhe..
20/11 13:35
Top Channel/ Pas ankesave të banorëve, procedohen dy administratorë lokali për zhurmën e muzikës
20/11 13:25
Top News – Kanosje për borxhin/ Në pranga i riu në Tiranë, kërcënoi me armë një 31-vjeçar
20/11 13:23