Legalizimet “vrasëse”/ Dokumentet për hotel Tropikal dhe pallatin te “Dy Gjelat”
17/12/2019 19:37

Këto janë fotot se si dukej Baron’s bar në lagjen 17 Durrrës, pak ditë pas inagurimit. Por 26 Nëntori do të ishte fatal për banorët e dy kateve të mësipërme mbi këtë bar. Siç tregojnë fotot, e gjithë pjesa e përparme madje edhe ajo anësore në vend të mureve më tullë ia kishin zënë vendin vetrat e xhamit. Këto ndërhyrje rezultuan fatale duke u kthyer në pikën më të dobët të këtij pallati e si pasojë goditja e tërmetit do ta përpinte bar Baron’s bashkë me katet e sipërme duke iu marrë jetën dy grave të moshuara. Pavarësisht ndërhyrjeve në strukturën e katit të parë, ky dokument që disponon Top-Channel tregon se Artur Bajram Terziu tashmë person në kërkim dhe Anisa Fatos Terziu person nën hetim, ia kishin dalë ta legalizonin me firmën e kreut të ALUIZN-it Durrës Flamur Gjuzi i shpallur person në kërkim. Këto dokumente janë pjesë e dosjes së Prokurorisë e cila ka kërkuar arrestimin e ish shefit të legalizimeve Flamur Gjuzi, por edhe të pronarëve të lokalit. Siç dëshmuan banorët e pallatit, gjashtë herë ata kishin bërë padi për shkatërrimin e mureve mbajtëse të pallatit dhe gjashtë herë çështja ishte mbyllur. Ky fakt do i shërbejë prokurorisë për të ndjekur penalisht edhe inspektorët e policisë dhe INUK që mbyllen çështjen duke hapur dy varre. Ndërkohë sipas këtij dokumenti tregohet tentativa për të legalizuar një shtesë anësore kati të hotelit Tropikal ku humbën jetën dy qytetarët nga Kosova Isa Abazi dhe Shemsedi Abazi. Pronari hotel Tropikal Abdulla Osmani ka përdorur formularin për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58