Futbolli shqiptar i jep lamtumirën e fundit ikonës së tij Fatmir Frashërit të ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare pasi humbi betejën me sëmundjen e tij. Në ambientet e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ u mbajtën homazhet për nder të kësaj legjende të futbollit në vendin tonë ku nuk munguan personalitetet më të njohura të sportit dhe jo vetëm.