Laçi pezullon Nwabuezen/ FSHF mund ta ndëshkojë rëndë pas dhunës në fushën e ndeshjes
15/02/2021 16:08

Futbolli shqiptar këtë fundjavë regjistroi një episod shumë të shëmtuar dhe protagonist u bë sulmuesi i Lacit, Kirian Nwabueze. Në sfidën mes Bylisit dhe Lacit, futbollisti e humbi krejtësisht toruan duke goditur me grusht kundërshtarët e tij, një gjest që solli një degjenerim të situatës ku futbollistë të të dyja skuadrave e kthyen fushën e futbollit në një ring boksi ku mbeti i gjakosur zv/trajneri i Bylisit, bekim Kuli. Padyshim që ky episod do të diskutohet në mbledhjen e së mërkurës në Komisionin e Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit dhe pritet që dënimi ndaj sulmuesit të Lacit të jetë shumë i ashpër. Sipas Kodit të Disiplinës në FSHF, protagonistët në sherrin masiv të Ballshit pritet të dënohen nga 5 ndeshje deri në 6 muaj pezullim dhe Nwabueze sigurisht do të jetë ai që do të marrë dënimin më të rëndë pasi ishte ai që e krijoi të gjithë këtë situatë të shëmtuar. Në Nenin 47 të këtij kodi që flet për sjelljen e keqe ndaj rivalëve, në pikën ‘c’ flitet për një ndëshkim për të paktën 6 muaj sidomos nëse përdoret dhunë fizike duke shkaktuar dëmtimin e rëndë të lojtarit kundërshtar”. Në këtë nen është edhe pika ‘e’ ku flitet për dënim me të paktën 5 ndeshje pezullim për sulm ose dhunë ndaj kundërshtarëve ose cdo personi tjetër përvec zyrtarit të ndeshjes. Ndërsa pritet vendimi i Komisionit të Disiplinës Sportive, Laci ka marrë masat e tij ndaj Nwabuezes duke e pezulluar përkohësisht për një kohë të pacaktuar. në një komunikatë për shtyp, Laçi thekson se veprimet e futbollistit të tij janë të papranueshme dhe se në një vendim të dytë do të merren edhe masa të tjera ndaj tij.

Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07
Top Channel/ Sam Barrott i Premier League arbitron Shqipëri-Bjellorusi të shtunën në Tiranë
24/09 15:36
Top Channel/ Maran projekton formacionin ndaj Bjellorusisë, dëmtimet i hapin rrugë të rinjve
23/09 15:32
Top News- Ndeshjet në Nations League. Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë të lojtarëve
23/09 10:15
Top Channel/ Formacioni i kombëtares, zbulohen dilemat e trajnerit Maran
22/09 22:56
Top Channel/ Kombëtarja humb pjesët, dëmtohen Laçi dhe Pajaziti
21/09 22:53
Top News- Largimet e Rrahmanit e Hadërgjonajt. Kosova, trajneri Foda jep versionin e tij të fakteve
21/09 15:21
Top News – Manaj dhe Ramadani. ‘Duam vendin e parë në grup në Nations League’
21/09 14:44
Top News- Broja e Bajrami jashtë…Maran shpjegon zgjedhjet: Ja pse nuk i thirra
19/09 13:00
Top News- Nations League, Broja e Bajrami jashtë/ Risitë e kombëtares, Maran shpall listën
19/09 12:57
Top Channel/ Maran zgjedh 29 kuqezinjtë, kë riktheu dhe kë la jashtë liste
19/09 12:41
Top News- Rrëfimi ndryshe i Ronaldo Maran. ‘Ndihem si në shtëpi, vlerësoj vendosmërinë tuaj’
14/09 14:46
Top Channel/ Humbja me Kukësin, Besëlidhja nis përgatitjet për fitore
11/09 23:20
Top News- Kombëtarja në Nations League. Dalin në shitje biletat për sfidën në San Marino
10/09 21:46
Top Channel/ Superndeshja në Top Channel! Napoli-Arsenal falas, studioja e re nis në orën 20:00
09/09 20:03
Top Channel/ Mbyllet një epokë e Artë, Messi njofton tërhiqjen nga Kombëtarja e Argjentinës
31/08 22:02
Top Channel/ Video e re e incidentit pas Elbasani–Vllaznia, presidenti i ekipit shkodran godet…
31/08 20:12
Top Channel/ Platini nuk kursehet ndaj Infantinos: Që atëherë e kishte mendjen te paratë
31/08 13:39
Top Channel/ Çudirat e Superiores, ikin dritat në stadium për ndeshjen Teuta-Tirana
30/08 21:19