Në “lagjen e Trimave” në Kumanovë, ende nuk ka filluar ndërtimi i shtëpive, që u shkatërruan nga luftimet e një muaji më parë. Qeveria ka bërë vlerësimin e dëmit dhe ka premtuar kompensim të plotë, por banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin për shtëpitë e tyre të dëmtuara.