Kryesimi i OSBE/ Rama: Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër
04/12/2020 15:19

Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në ministerialin pas zgjedhjes së krerëve ekzekutiv të OSBE tha se Shqipëria ka bërë një punë dinjitoze. Ai theksoi se Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër ndërsa përmendi me radhe gjithë sfidat që vendi pati në kryesim. “Shqipëria me stigmat që e shoqëronin nuk ishte entuziasmuese. Shanset ishin kundër nesh, në krye të vitit ne vendosim objektivat për të ndërtuar stabilitet përmes dialogut. Vetëm pak kohë pas nisje goditi pandemia. Njëherë e një kohë ne ishim Korea e veriut e Evropës, por ne ja dolëm de mundëm të shënonim progres. Negociuam rritjen e buxhetit për Ukrainën. Shqipërisë ju desh të merrte më shumë përgjegjësi se të gjithë të tjerët që kanë qenë para nesh. Më pas erdhi Bjellorusia, BE u duk se ishin të padobishme në këtë çështje dhe organizata jonë doli jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë gjë, ne bëmë ofertën tonë, por ata nuk pranuan. Kjo situatë u pasua nga konflikti i Nagorno Karabakut, këto armiqësi të reja e bënë bisedimin më të përçarë në OSBE, kishim krizë për mbi krizë por ne nuk hoqëm dorë, duhej të provonim gjithçka, dhe këtë e bëmë me zjarr e këmbëngulje dhe mësuam gjatë punës dhe e bëmë punën. Edhe pse modestia në sferën publike s’është pika ime e fortë ishte sukses. Patëm 53 ministra që morën pjesë në këtë takim online që nuk është kaq e mirëqenë në këto kohë të vështira. Kjo pjesëmarrje dëshmon larmishmërinë që i kemi dhenë OSBE. Dua të falenderoj ekipet tuaja për punën e vështirë. Do doja të falenderoja strukturat në terren të OSBE. E fundit, por jo për nga rëndësia falenderoj ekipin tim në Vienë e Tiranë, u është dashur të punojnë në rrethana sfiduese. Ata përfaqësojnë më të mirën e Shqipërisë, jam krenar për ta. Ky duket se është këshilli më produktiv ministror, kështu më kanë thënë. Sapo kemi emëruar ekipin e ri ministror, dhe jam i kënaqur tju uroj mirëseardhjen të gjithëve. Kryesia nuk është detyrë e lehtë prandaj e vlerësoj punën e tyre.Me këtë lidership të ri, për 2021 OSBE është kthyer fuqimisht në skenë. kemi arritur një përparim të rëndësishëm, si në barazinë gjinore, luftën kundër korrupsionit. Po lë një sekretariat plotësisht të barazuar nga ana ligjore. Është koha të negociohet për një paqe, kemi shumë për të bërë, edhe për covid 19, luftën kundër trafikimit qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së mjedisit. Janë këto 3 propozime në tavolinë. Objektivi ynë i ardhshëm është Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këtu përfundon rrugëtimi i kryesimit tonë. Ka qenë një vit plot sfida. Do t’i garantojmë gjithkujt që do të qëndrojmë pranë jush si pjesë e Trojkës për t’iu ndihmuar sa më shumë mundemi”, tha Rama.

Top Channel/ Zegjineja falënderon Bardhon e PS, nuk i ndal ngacmimet për Bardhin e PD-së
05/07 15:19
Top Channel/ Rinumërimi në Durrës, Aulon Kalaja akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën
05/07 15:13
Top Channel/ Rama afat 48 orë për hapësirat publike! Thirrje për lirimin e ambienteve të përbashkëta
05/07 15:05
Top News – Zaptimi i hapësirave publike. Rama sjell shqetësimin e qytetarit e përsërit ultimatumin
05/07 14:25
Top News – Çfarë pritet në Kuvendin e ri. Zegjineja pranon mandatin dhe paralajmëron Gaz Bardhin
05/07 14:12
Top News – Një ditë pas ultimatumit të Ramës. Vlora nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
05/07 13:09
Top News – Pa surpriza edhe Durrësi. PS e PD ‘firojnë’ me vota tepër nga 11 maji
05/07 12:58
Top Channel/ Marco Rubio do vijë në Tiranë! Ambasadori shqiptar në SHBA: Pranoi ftesën e Ramës
05/07 12:04
Top News – PD, tjetër shkresë KQZ. Për pamjet filmike të 11 majit dhe votën e diasporës
04/07 22:18
Top News – 4 Korriku, Berisha uron Trump. ‘SHBA feston pas fitores epike ndaj Ajatollahëve’
04/07 20:30
Top Channel/ Falenderime e ndjesë, Spiropali mesazh në mbylljen e legjislacionit të 10-të
04/07 19:46
Top Channel/ Berisha: Drejtorët ‘koka turku’! Rama ndërhyrje brutale në pushtetin vendor
04/07 15:10
Top Channel/ Zbulohen mesazhet e Ramës për socialistët: Lironi hapësirat publike!
04/07 15:06
Top Channel/ “Do përballeni me penalitete”! Tjetër ‘ultimatum’ nga Rama: Nuk ka ‘tokë e zanun’
04/07 13:48
Top Channel/ Rama batuta për ditëlindje: Faleminderit për urimet, por nuk festoj më me prefiksin 6
04/07 13:12
Top Channel/ Berisha uron SHBA-në për Pavarësinë: Ky përvjetor pas fitores epike ndaj Ajetollahëve
04/07 13:08
Top Channel/ Rinumërimi Durrës, s’ka surpriza! Vijon sot për të dytën ditë. E kërkoi Auron Kalaja
04/07 12:50
Top Channel/ Rama, ditëlindje në punë! Takohet me deputetët e Tiranës, kërkon angazhim në terren
04/07 12:03
Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32