Kryebashkiaku inspekton aplikimin për bonus qiraje të qytetarëve të prekur nga tërmeti në Njësinë 4
04/12/2019 18:37

Veliaj: “Kemi thjeshtuar procedurat; Nuk kursejmë asnjë qindarkë për t’i riparuar ose ribërë nga e para banesat e dëmtuara” Çdo familje e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, shtëpia e të cilës është shpallur e pabanueshme, do të strehohet në një banesë të re, me qira të paguar për një vit nga Bashkia e Tiranës. Dhjetëra familje me banesa të dëmtuara i janë drejtuar njësive përkatëse administrative për të aplikuar për përfitimin e pagesës së qirasë mujore, e cila mbulohet në masën 100% nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi procesin e aplikimit të qytetarëve në Njësinë 4 në Tiranë, e cila është një nga dy njësitë më të prekura nga dëmet e tërmetit. Ai theksoi se dëmet janë në pallatet e ndërtuara me punë vullnetare para viteve ‘90 ose në pallatet e reja, ku ish-komunat kanë dhënë leje ndërtimi jashtë çdo kriteri ligjor. “Janë dy njësi të prekura shumë: Njësia 4 dhe 6. Dëmet janë në grupe pallatesh, që siç thonë edhe banorët, i kanë ndërtuar vetë. Në rastin e Tiranës së vjetër kemi dy masive pallatesh të ndërtuara kryesisht nga vetë banorët, jo në mënyrë profesioniste, por me punë vullnetare, janë pallate silikate, parafabrikate, të cilët u bënë pronarë në vitin ‘93. Kurse me pallatet e reja kemi pasur probleme vetëm në zonën e Yzberishtit, të cilët janë ndërtuar në kohën kur drejtohej nga ish-komuna, me leje të dhëna nga ish-komuna, ku e ftojmë Prokurorinë ta hapë krahun sa të mundet”, deklaroi Veliaj. Ai bëri të ditur se për t’u ardhur në ndihmë banorëve, Bashkia e Tiranës ka lehtësuar në maksimum të gjitha procedurat, në mënyrë që qytetarët të përfitojnë qira banese deri në zgjidhjen e çështjes së strehimit. “I kemi thjeshtuar në maksimum të gjitha procedurat. Plotësohet një formular, ku shkruhet e gjithë lista e familjarëve, pastaj informacioni për banesën, cila është adresa, hapësira, si dhe Karta e Identitetit me numrin e llogarisë. Në momentin që kemi këto nga të 27 njësitë, thërrasim Këshillin Bashkiak. Fondin e kaluam dje, tani do kalojmë emrat dhe mbiemrat, sasinë e kompensimit që do të marrë secili për qiranë”, deklaroi Veliaj, teksa u kërkoi qytetarëve që të shikojnë për banesa me qira dhe të aplikojnë për të përfituar nga bonusi i qirasë. “Do i ftoja të gjithë banorët, teksa pallati është shpallur i pabanueshëm, nga Instituti i Ndërtimit dhe është plotësuar ky formular, teksa mbledhim formularët nga e gjithë Tirana, të fillojnë të kërkojnë për shtëpi me qira. Ta prenotojnë dhe sapo t’ju kalojnë paratë, që do jetë punë ditësh, kur të miratojmë aplikimet për qira, do të kemi mundësi të hyjmë te shtëpitë e reja. Në këtë moment, me Kartë Identiteti, një aplikim, certifikatë familjare dhe llogari bankare, lekët në llogari secilit, që të sigurohemi që Viti i Ri na gjen të gjithëve brenda, pa këto shqetësime. Pastaj, kjo na jep kohë që të merremi me gjërat e tjera”, sqaroi Veliaj. Kryebashkiaku siguroi se ato pallate të cilat janë klasifikuar të pabanueshme do të rindërtohen, ndërsa ato që do të kenë nevojë për ndërhyrje, do t’i nënshtrohen rikonstruksionit. “Një fitimtar nuk thotë “ububu”, por thotë: shpëtova kokën dhe për sa kohë që bashkia po më jep lekët në dorë për qira 100%, sa është vlera e tregut, kjo është më e rëndësishme. Rraqet i kompensojmë. Pallatet, kur janë për t’i rindërtuar, do i rrëzojmë dhe do i rindërtojmë; kur janë për t’i meremetuar, do t’i merimentojmë; kur kanë nevojë për disa ndërhyrje drastike për përforcim, sigurisht që do i bëjmë, por duke u futur secili në shtëpi, sigurohemi që njerëzit janë në një vend të sigurt, kanë fëmijët në një vend të sigurt dhe pastaj, si të thonë inxhinierët, ashtu do të bëjmë. Nuk do të kursejmë asnjë qindarkë për t’i riparuar ose ribërë nga e para”, u shpreh ai. Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë duhet të depozitojnë pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin e tyre, dokumentacionin si më poshtë: a. Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative; b. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit; c. Certifikatë familjare; d. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë. Aplikimi dhe dokumentacioni, dorëzohet pranë njësisë administrative përkatëse.

Top Channel/ Protesta me kërkesa të reja: Fond kombëtar për pasuritë në bregdet
15/07 23:21
Top Channel/ “Edi Rama ka mbaru”, 46 ditë protestë! Protestuesit në kor: Vdekje e tradhtarëve
15/07 23:20
Top Channel/ “Krijoni parti të re politike”, protestuesit 46 ditë përpara Kryeministrisë, brohoritma në kor
15/07 23:19
Top News- Xhafa përplaset me Shabanin në Komision: Mos më fol si kryetar partie
15/07 23:01
Top News- ‘Flamingot’ vijojnë protestat/ Dita e 46-të e tubimit në Tiranë, kusht largimi i qeverisë
15/07 23:00
Top Channel/ “Mos e lini veten të ju përçajnë”, protestuesja: Vij nga Frankfurti, ju mbështesim
15/07 22:44
Top News- Marrëveshje për pensionet me Slloveninë/ Ibrahimaj: Po negociojmë me vende të tjera
15/07 22:26
Top Channet/ “Furtunë” në Postën e Durrësit për 3 mln eurot, ndalohet drejtoresha dhe 2 vartëse
15/07 22:24
Top Channel/ Mbyllet pa konsensus ‘Territorialja’, PS vendos: Do ulim numrin e bashkive
15/07 22:23
Top Channel/ “SPAK-u po na e ngul thikën pas shpine”, protestuesi: Të krijojmë parti politike
15/07 22:18
Top Channel/ “Algoritmi është këtu në shesh”! Nismëtari i protestës: Jo e rastësishme…
15/07 22:18
Top Channel/ “Rama jep dorëheqjen”, aktivisti: S’mund të fshihesh më, një protestues ende në burg
15/07 21:41
Top Channel/ “Dua Lipa të presim në shesh”, nismëtarja e protestës: Mos u trembni kur…
15/07 21:37
Top Channel/ Dash Sula paralajmëron AKU: Kujdes me inspektimet, asnjë rast helmimi
15/07 20:33
Top Channel/ Hetime për vjedhjen e 3 mln eurove, kontroll i thelluar financiar te Posta
15/07 20:16
Top Channel/ “Mos fol si kryetar partie”! Shpërthen Xhafaj, i kthehet Shabanin S’të nderon kjo gjuhë
15/07 20:16
Top Channel/ PS: Do ulim numrin e bashkive! Prezanton raportin, pasi opozita largohet
15/07 20:14
Top News- “Ndrysho gjuhën! Mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komision
15/07 19:15
Top Channel/ “Do të të qëlloj në kokë nëse fiton”, kërcënim me vdekje ndaj Farage, arrestohet autori
15/07 18:20
Top Channel/ Hajdutja seriale përvesh mëngët dhe vjedh 5 mijë euro në Exhange sapo nis punë
15/07 18:08