Kroacia pro Shqipërisë dhe Shkupit! Plenkovic beson në hapjen e shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit
10/01/2020 14:55

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic beson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do t’i hapin shumë shpejt negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Plenkovic deklaroi në një konferencë për shtyp në Zagreb, në krah të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se shteti i tij është duke tentuar “të krijojë një klimë pozitive”, që mund t’ua mundësojë këtyre vendeve arritjen e qëllimit të tyre. Në 1 janar të këtij viti, Kroacia mori presidencën e radhës së BE-së, që funksionon me rotacion çdo gjashtë muaj, dhe që nga ajo kohë ka treguar se do të mbështesë Tiranën dhe Shkupin. Franca dhe Holanda kanë penguar nisjen e bisedimeve për këto dy vende vitin e kaluar, duke nxitur zhgënjim dhe shqetësim.Për të qenë i gatshëm për anëtarësim në BE, vendi që aplikon duhet fillimisht të negociojë 35 fusha, duke përfshirë, bujqësinë, transportin, energjinë, dhe politikat gjyqësore e shoqërore. Presidenti francez, Emmanual Macron tha këtë javë se dëshiron që samiti BE-Ballkan, i caktuar të mbahet në maj, “të jetë moment uniteti” për Europën. Zyrtarë të lartë kroatë mendojnë se këto deklarata duket se janë shenjë që zgjidhja mund të gjendet para takimit të liderëve të bllokut europian në muajin mars. Plenkoviq ka thënë në një konferencë për media në Zagreb, bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, se shteti i tij është duke tentuar “të krijojë një klimë pozitive”, që mund t’ua mundësojë këtyre dy shteteve arritjen e qëllimit të tyre. Më 1 janar të këtij viti, Kroacia është ngjitur në krye të presidencës së BE-së, që funksionin me rotacion çdo gjashtë muaj, dhe që nga ajo kohë ka treguar se do të mbështesë Tiranën dhe Shkupin. Franca dhe Holanda kanë penguar nisjen e bisedimeve për këto dy vende vitin e kaluar, duke nxitur zhgënjim dhe shqetësim për shkak të mundësisë së rritjes të ndikimit rus dhe atij kinez në Ballkanin Perëndimor. Për të qenë i gatshëm për anëtarësim në BE, vendi që aplikon duhet fillimisht të negociojë 35 fusha, duke përfshirë, bujqësinë, transportin, energjinë, dhe politikat gjyqësore e shoqërore. Presidenti francez, Emmanual Macron ka thënë këtë javë se ai dëshiron që samiti BE-Ballkan, që është caktuar të mbahet në muajin maj, “të jetë moment i unitetit” për Evropën. Zyrtarë të lartë kroatë kanë thënë se këto deklarata duket se janë shenjë që zgjidhja mund të gjendet para takimit të liderëve të bllokut evropian në muajin mars.

Top News – Serbia e Bosnja refuzojnë nënshkrimin. 11 vende europiane firmosin deklaratën e SEECP
16/06 21:30
Top Channel/ Mitstotakis bisedë telefonike me Netanyahun: Ndalni luftën, zgjidhje me diplomaci!
14/06 23:23
Top News- Shkupi pranon kërkesën e Trump/ Pritet të riatdhesojë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja
12/06 19:19
Top News- Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mbyteshin në lumë
12/06 11:41
Top News- Kurti drejt takimit me Vuçiç/ Sorensen bën gati terrenin për të nisur dialogu
11/06 14:44
Top News – Vuçiç tradhëton Putinin, shkon në Ukrainë herë të parë i ftuar në samitin rajonal
11/06 14:06
Top News- Shkarkohen 3 deputetë ekstremistë/ Mashtruan me votat, pjesë e partisë të Spartanëve
11/06 11:52
Top News- Detaje nga arrestimi I ish-policit në Serbi/ Akuzohet për vr*sje të rëndë në Banjskë
10/06 17:15
Top News – Serbia merr borxh për Francën. 2 mld euro për të paguar avionët luftarakë ‘Rafale’
10/06 14:45
Top News- Izraeli bllokoi ndihmat për Gazën/ Shpërthejnë protesta masive në Athinë dhe Selanik
10/06 12:34
Top News- Dodik arreston kundërshtarët / Prangoset për korrupsion kreu i opozitës serbe në Bosnje
09/06 11:32
Top News – I kërkuari nga SPAK në Shqipëri. Shpërndarës kokaine e ekstazie në Mikonos në Greqi
09/06 10:15
Top News – Testi i parë për qeverinë e Vuçiçit / Votohet në dy komuna të vogla, zgjedhje lokale
08/06 14:21
Top News- Beogradi fushatë agresive në Kosovë/ Serbia, ‘mashë’ e Rusisë për destabilizim
07/06 13:53
Top News- Dialogu me Serbinë/ Bislimi takohet me të dërguarin e BE, Sorensen
02/06 19:30
Top News- ‘Puç shteti në Serbi’, alarmohet Vuçiç! Kush janë organizatorët?
02/06 19:00
Top News – Marrëveshja e detit rikthehet në tryezë. Hasani në Greqi, mediat greke: Palët drejt Hagës
01/06 13:09
Top Channel/ Shqiptari eleminon shqiptarin në Podgoricë. Plumbat i marrin jetën Binak Kabashit
31/05 21:57
Top Channel/ Protestat studentore, dorëzohet Vuçiç/ Presidenti serb njoftoi zgjedhje të parakohshme
30/05 23:03
Top Channel/ Vucic akuzon Perëndimin: Po hesht për incidentet në veri të Kosovës!
30/05 11:23