Kosova niset në Çeki, pa Vedat Muriqin
13/11/2019 18:16

Skuadra e Kosovës vijon punën për ndeshjen kualifikuese për ndeshjen me Cekinë. Trajneri bernard Challandes për këtë sfidë, por edhe atë me Anglinë nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin kryesor të saj Vedat Muriqin për shkak të problemeve fizike të tij. Milot Rashica theksoi se Muriqi është një mungese e madhe për Kosovën dhe se skuadra do të kërkojë të fitojë për të dhe për lojtarët e tjerë të dëmtuar. “Është shumë e madhe për ne duke e ditur edhe formën që ka pasur deri tash si me klubin, si me kombëtaren. Por nuk kemi se çfarë të bëjmë, futbolli e ka këtë, edhe në ndeshjet tjera kanë munguar shumë lojtar, por prapë kemi arritur rezultat pozitiv, shpresojmë që edhe këtë ndeshje me fituar për shtetin tonë, për tifozët, për Vedatin, Arbrin, të gjithë ata që janë lënduar dhe kemi me dhënë maksimumin”, shprehet Milot Rashica. Ndërsa mbrojtësi Fidan Aliti e sheh ndeshjen me Cekinë si vendimtare, por shtoi se beson se skuadra do të arrijë një rezultat pozitiv. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme, këtë e dimë edhe ne. E shohim si finale, se në fund të fundit ndeshja e radhës është si finale për ne edhe unë besoj tek ekipi dhe nëse e luajmë atë futboll siç e luajmë gjithmonë, mund të dalim edhe fitues…”, ka thënë Fidan Aliti. Ndërkaq, skuadra e Kosovës ka udhëtuar drejt Cekisë për sfidën e së enjtes që do të luhet në stadiumin e Plzenit dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb. Kjo ndeshje do të gjykohet nga abritra italianë me kryesor Gianluca Rocchin, ndërkohë që ndihmës të tij janë Filippo Melli dhe Ciro Carbone.

Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36
Top News – Ndeshja me Finlandën/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Luis Hasa
01/10 19:10
Top Channel/ Shqipëria hap Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni i Maran
26/09 20:03
Top Channel/ Maran debuton me kuqezinjtë, trajneri kërkon vendosmëri, ndeshja në DigitAlb
26/09 12:17
Top Channel/ Dueli me Bjellorusinë në Digital, Maran: Shqipërisë i duhen rezultate
25/09 20:01
Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07