Grupi Drejtues Ndërkombëtar, i përbërë nga shtetet të cilat e njohin Kosovën, i dha fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë. Diplomatë të huaj të mbledhur në ambientet e qeverisë së Kosovës konstatuan se pakoja e Ahtisarit nuk ekziston më si fuqia juridke e veçantë dhe më e lartë. Këtë plan e zëvendëson Kushtetua e Republikës së Kosovës, e cila siç thuhet në deklaratën zyrtare, tani përbën bazën e vetme të kornizës juridike të vendit.