Ministria e Transporteve ka njoftuar zyrtarisht konsorciumin “Catalyst” për të nisur negociatat e nënshkrimit të marrëveshjes koncesionare të rrugës Durrës-Kukës. Përmes një shkrese zyrtare të publikuar nga Agjencia e Prokurimeve, Ministria ka njoftuar përfaqësuesin ligjor të “Catalyst” në Abu Dhabi të paraqitet brenda një jave për nisjen e negociatave.