“Koha për të dhënë maksimumin”/ Flasin lojtarët e kombëtares Kumbulla dhe Uzuni
06/10/2020 12:44

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kazakistanin dhe Lituaninë. Në formacionin titullar të skuadrës të gjithë presin që titullar të jetë edhe Marash Kumbulla që tashmë është pjesë e Romës, me mbrojtësin 20 vjeçar që theksoi se shpreson që ky transferim ta ndihmojë edhe me kombëtaren. Kumbulla: Jam i kënaqur që shkova në një klub historik në Itali, besoj se do më ndihmojë fakti që luaj me Romën që të vij në Kombëtare. Nuk e di nëse do te jem, titullar. Shpresoj të luaj dhe të ndihmoj kombëtaren, por ajo që ka rëndësi është që kombëtarja të fitojë me apo pa mua. Për sa i përket sfidave të Ligës së Kombeve, Kumbulla tha se skuadrën synon të marrë maksimumin. Kumbulla: Mendojmë gjithnjë të futemi në fushë gjithnjë për të fituar. Në fillim të mendojmë për Kazakistanin, presim të fitojmë, të luajmë mirë edhe trajneri nuk flet për ndeshjet e tjera. Kombëtarja shqiptare në këto dy ndeshje do të kërkojë që shfrytëzojë formën mjaft të mirë të shfaqur nga Myrto Uzuni që ka ndihmuar skuadrën e tij Ferencvarosh të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve Uzuni: Kam shënuar gola me vlerë, tani është koha të japim maksimumin me Kombëtaren. Kombëtarja është motivim shumë i madh, por golat më japin një shtysë më të madhe. personalisht Duhet të stërvitem shumë unë duhet t’i tregoj trajnerit që jam gati. Kombëtarja shqiptare do të luajë në 11 tetor ndaj Kazakistanit dhe në 14 tetor ndaj Lituanisë, ndeshje që janë të dyja në transfertë dhe që do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36