“Jelekët e Verdhë”/ Në shesh për përvjetorin e parë të lëvizjes
16/11/2019 18:54

Protestuesit jelekëverdhë nga e gjithë Franca, u mblodhën sërish në Paris, në përvjetorin e parë të fillimit të lëvizjes së tyre. Disa persona u arrestuan, policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat dhe një përpjekje për të bllokuar hyrjen kryesore të qytetit, u zmbraps. Sidoqoftë, në disa zona, demonstruesit i vendosën zjarrin paletave të drunjta. Demonstrimet e përjavshme që bënë që të paralizoheshin pjesë të Francës, në fund të vitit të shkuar, tashmë janë reduktuar në tubime më të vogla, që vazhdojnë të mbahen çdo të shtunë, me të njëjtat kërkesa. Por, tre të katërtat e francezëve, të anketuar së fundmi, thonë se lëvizja e njohur si jelekëverdhët, nuk është shuar ende. Lëvizja pa një lider është provuar tashmë si sfida më e ashpër për qëllimet reformiste të presidentit Macron. Për të ndaluar zemërimin në rritje, ai u detyrua të tërhiqej nga rritja e taksës së karburantit që e ndezi lëvizjen, dhe të ofronte masa shtesë, mes të cilave edhe reduktimin e taksës së pensioneve dhe rritjen e pagës minimale. Por, shumë jelekëverdhë mendojnë se kjo nuk mjafton… Se cili do të jetë fati i lëvizjes, nuk mund të parashikohet, por jelekëverdhët e kanë arritur një objektiv; ata janë një grup njerëzish që thonë se kanë qenë të padukshëm, por që kanë gjetur një mënyrë që ti bëjnë zërat e tyre, të dëgjohen…

Top Channel/ Protestat, 2 mijë të arrestuar. Policia nis pastrimin e tendave në universitetet e SHBA
05/05 21:59
Top News/ Deputeti i Zelenskit arrestohet për korrupsion, akuzohet për 300 mijë euro
05/05 21:26
Top News/ Rusia merr përpara Ukrainën, pushton terren të ri për herë të parë pas 2 vitesh
05/05 21:00
Top Channel/ Trump: Do ndaloj hyrjen në SHBA, për shtetasit nga disa vende myslimane
05/05 18:57
Top News/ Izraeli mbyll Al Jazeera-n / Netanyahu: Është kanal luftë nxitës, sherr me Katarin
05/05 15:58
Top News/ 1.6 milionë njerëz në plazh…Koncerti falas i Madonës ndez Copacabanën
05/05 15:43
Top News/ Xi Jin Ping ‘zbarkon’ në Evropë / Ndalesa e parë tek Macron, ‘nuk harron’ Vuçiçin
05/05 15:22
Top News/ Ekzekuton ushtarët ukrainas të dorëzuar! Denoncohet Rusia: Ka shkelur ligjin ndërkombëtar
05/05 15:16
Top News/ Ukraina ndau Francën nga Gjermania…A mund të ringjallen marrëdhëniet franko-gjermane?
05/05 15:13
Top News/ Rusia do të sabotojë të gjithë Europën/ Moska po përgatit sulme në të gjithë kontinentin
05/05 14:26
Top News/ Rusia kërcënon vendet Baltike: ’Po ndjekin linjë armiqësore, do kundërpërgjigjemi’
05/05 14:10
Top News/ Nga Kuba, për të luftuar në Ukrainë…Putin ‘josh’ kubanët me paga të larta dhe pasaporta
05/05 14:05
Top News/ Natyra ‘po ndëshkon’ njerëzimin / Rrëshqitje dheu e përmbytje masive, 55 viktima në Brazil
05/05 14:02
Top News/ Armët e Kim Jong un-it mbi Evropë / Po vrasin ukrainasit! Pjesë perëndimore në raketa
05/05 13:59
Top News/ Tanke e raketa bërthamore Yars në rrugët e Moskës / Putin përgatitet për ‘Ditën e Fitores’
05/05 13:48
Top News/ Zoti ka flamurin ukrainas mbi supe! Zelenski i kërkon ukrainasve të bashkohen në lutje
05/05 13:47
Top News/ Zoti ka flamurin ukrainas mbi supe! Zelenski i kërkon ukrainasve të bashkohen në lutje
05/05 13:46
Top News/ Sinjale alarmi vijnë nga Ballkani / A po përsëritet historia? Rindizen vatrat e konfliktit
05/05 12:31
Top News/ Zelenski në listën e të shumëkërkuarve / Rusia përfshin edhe emrin e presidentit ukrainas
05/05 12:13
Top Channel/ Rusia fut presidentin Zelensky në listën e personave në kërkim, reagon Ukraina
05/05 11:55