20 javë, 20 vende të ndryshme dhe kulturat e tyre vijnë në Shqipëri, përmes ‘Javëve Kulturore Ndërkombëtare’. Një përjetim i kulturave të ndryshme botërore, një emision që ka në fokus rolin dhe rëndësinë e shkëmbimit të ideve, eksperiencave për më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim. ‘Javët Kulturore Ndërkombëtare’ shpalosin për publikun shqiptar një panoramë aktivitetesh në botën e artit, sportit dhe jo vetëm, të sjellë nëpër mjet artistëve dhe figurave të rëndësishme nga mbarë bota.