Italia në alarm! Emergjencë smogu në gjithë vendin
14/01/2020 15:01

Italia është mbërthyer nga emergjenca e smogut. Ky i fundit ka kapërcyer tashmë rrafshinën padane, ku problemi është më kritik. Mungesa e erës dhe shirave ka bërë që situata të përkeqësohet në të gjitha lartësitë. Në Romë janë ndaluar makinat diesel nga ora 7.30 minuta e mëngjesit deri në 10.30 dhe nga 16.30 pasdite deri në 20.30. Në Torino po ashtu është kufizuar trafiku deri të enjten. Ndërsa në Milano konfirmohen masa të nivelit të parë. Nga Roma në Torino, nga Manza në Fierence, smogu ka kapërcyer limitet dhe çështja duket se rëndohet gjithnjë e më shumë. Autoritetet, përballë kësaj situate, janë të detyruar të marrin masa ekstreme, siç është bllokimi i makinave që ndotin më shumë dhe kufizimi i përdorimit të impianteve të ngrohjes. Sipas zyrtarëve italianë, smogu po gjunjëzon mbi të gjitha Torinon, ku alarmi i kuq mund të kalojë në vjollcë, niveli më kritik i mundshëm, nëse ditët e ardhshme nuk do të ketë një përmirësim të kushteve të motit. Kjo do të detyronte autoritetet që të bllokonin edhe makinat euro diesel. Situata është delikate edhe në Toskanë. Përveç Fierences, smogu është shfaqur edhe në pisa dhe qytete të tjera. Në Romë ndërkohë, janë kthyer të dielat ekologjike. Niveli i smogut është rritur edhe në lombardi, me Milanon që për të shtatën ditë radhazi ka qenë e veshur me gri.

Top News- Sulmohet me bastun ish-kryeministri gjatë tubimit, arrestohet agresori
01/09 23:00
Top News- Bombat bien mbi Rripin e Gazës, dhjetëra viktima nga sulmi
01/09 22:46
Top Channel/ Putin-it nuk i intereson ultimatumi i Trump, lideri amerikan drejt tërheqjes
01/09 22:31
Top Channel/ Spanjë, gjendet trupi i shqiptarit/ Miklovan Danaj dyshohej i përfshirë në trafik droge
01/09 22:30
Top Channel/ Anglia “ngrin” bashkimet familjare/ Refugjatët përballen me kërkesa të reja
01/09 22:28
Top Channel/ Franca ndez polemika! Kryeministri Bayrou akuzon ashpër Italinë, politika fiskale…
01/09 22:28
Top Channel/ Vera përvëluese e 2025-ës, sërish rekord! Zbulohet raporti britanik
01/09 22:24
Top Channel/ Kim Jong Un me tren të blinduar në Pekin, do të takojë edhe Putin
01/09 19:55
Top News – ‘Rashë dakord me Trump’. Putin flet për bisedimet e Alaskës, nuk përmend Zelensky
01/09 19:09
Top Channel/ Rusët sulmojnë avionin e Von der Leyen: Ulje e detyruar në Bullgari!
01/09 15:31
Top Channel/ 5 mijë USD në dorë, 4 vjet qira: Plani i Trumpit për “zbrazjen” e Gazës!
01/09 15:31
Top News- Erdogan kërkon ndihmën e Putin kundër Izraelit/ Dy Presidentët, takim kokë më kokë në Kinë
01/09 15:19
Top Channel/ Trump “nuk gënjeu”, Putin: “Në Alaskë, pati dakordësi për fundin e luftës në Ukrainë”!
01/09 15:18
Top News -Vr*sja e ish-kryetarit të parlamentit ukrainas/Kievi akuzon Moskën si të përfshirë në krim
01/09 14:14
Top News – Pas Gazës synon Bregun Perëndimor. Izraeli gati ‘të shuajë’ ëndrrën e shtetit palestinez
01/09 14:11
Top News- Kina i tregon ‘muskujt’ SHBA-së/ Xi Jinping prezanton vizionin për rendin e ri botëror
01/09 13:24
Top News – Rusia shënjestron Von der Leyen. Sulmohet mbi Bullgari avioni i presidentes së komisionit
01/09 13:20
Top News- Izraeli hedh në erë tunelet në Gazë/ Intensifikohen sulmet, mijëra palestinezë zhvendosen
01/09 12:44
Top News- Mbi 800 viktima në Afganistan/ Tërmeti goditi rajonin lindor, mijëra të plagosur
01/09 12:39
Top Channel/ Nacionalistët bullgarë sulmojnë makinën e Von der Leyen: Do hynte në fabrikë armësh!
01/09 12:14