Infermiere nga Ballkani – Një biznes i majmë për ndërmjetësit
12/01/2020 11:23

Klinikat gjermane paguajnë deri në 15.000 euro për të sjellë një infermiere nga Ballkani Perëndimor. Një biznes i majmë për ndërmjetësit, dhe ajo që bëjnë disa, është thuajse tregti me njerëz. Ishte një punë e paguar mirë, por disi e pazakontë ajo që bënte para dy vjetësh Nevena Pejiq (emri i ndryshuar), në hotelin “Slavija” në qendër të Beogradit. Hoteli kishte më shumë njerëz se zakonisht, disa dhoma ishin shndërruar nxitimthi në klasa mësimi. Më shumë se njëqind njerëz rrinin pas perdeve të rënda dhe mësonin në mëngjes dhe pasdite gjermanisht. Nevena i mësonte ata. Njerëzve iu premtohej një vend pune në Gjermani, sapo ta zotëronin në mënyrë të mjaftueshme gjuhën. “Akomodimi në ‘Slavija” ishte i paguar, ashtu si edhe ushqimi, madje ata merrnin edhe ca para”, kujton Pejiq. Agjencia e ndërmjetësimit Artigum Management bënte reklamë duke deklaruar se i përkiste një “punëdhënësi gjerman”. Për këtë arsye shumë njerëz kishin ardhur në Serbi edhe nga vendet fqinje të Ballkanit, për shembull nga Maqedonia e Veriut apo nga Bosnja. Synimi: të arrinin brenda katër muajve nivelin gjuhësor B2, që nevojitet normalisht për të marrë një vend pune në Gjermani. Një mision pothuajse i pamundur, thotë mësuesja. “Shumë e kanë ndërprenë, sepse synimi ishte shumë i vështirë për t’u arritur”, thotë ajo. “Disa janë ankuar duke thënë se ishin mashtruar nga agjencia, se kishin lënë familjet në shtëpi dhe i kishin investuar të gjitha shpresat te kjo këtu”. Ky është vetëm një nga shembujt e panumërt nga “industria e emigracionit”: Një industri që lindi në njërën anë nga mjerimi në Ballkan dhe në anën tjetër nga nevoja e madhe gjermane për punonjës të profesioneve mjekësore. Prej vitesh agjencitë e ndërmjetësimit dhe ndërmjetësit e tyre rendin në kërkim të punonjësve nga Ballkani Perëndimor dhe favoreve nga klinikat dhe azilet gjermane, të cilat ofrojnë shpërblime të majme për ndërmjetësimin. Kërkohen dëshpërimisht infermierë Agjencia gjermane e punësimit kohët e fundit numëronte në sektorin e mjekësisë gjithsej 50.000 qytetarë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Serbia, Bosnje-Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi). Rreth 6.500 më shumë sesa një vit më parë. Për të lehtësuar të paktën nevojën në këtë vend – sipas parashikimeve brenda pesë vitesh në Gjermani do të mungojnë rreth 200.000 infermierë dhe sanitarë. “Nuk ka më kuptim të nxjerrësh njoftime me kërkesa për këto vende pune në Gjermani. Askush nuk përgjigjet”, thotë shefi i kuadrit të një zinxhiri të madh të azileve të pleqve, që ofron hapësirë​ banimi për më shumë se 7.000 të moshuar. Ata janë tani gati t’u paguajnë ndërmjetësuesve rreth 10.000 euro për gjetjen e një infermieri. Kjo firmë e anulloi intervistën, që kishte planifikuar të bënte me DW, pak para se të zhvillohej. Ata nuk janë të vetmit, që s‘duan ta diskutojnë këtë temë në publik. Shumë ndërmjetës thonë se marrin deri në 15.000 euro për një infermiere, që e sjellin nga Ballkani në Gjermani. Kjo shumë ndahet me shkollat ​​e gjuhës dhe rekrutuesit në vend. Vlerësohet se kjo industri nxjerr disa qindra milion euro në vit dhe në shumicën e rasteve vështirë se ndjehet e lidhur me ndonjë rregull. “Për mua kjo është tregti me njerëz” Në një zyrë të vogël në periferi të Këlnit, Kay Simon buzëqesh i lodhur, kur dëgjon histori të tilla. Ai është drejtuesi i agjencisë së ndërmjetësimit IPP Health, një nga më të mëdhatë, që rekrutojnë në Ballkan. “Fillimi në Gjermani është mjaft i vështirë. Aq më i vështirë bëhet, kur një agjenci u premton diçka jorealiste njerëzve.” Premtimet e zakonshme, thotë Simon, janë ato për paga të majme – këtu pagat bruto dhe neto ngatërrohen qëllimisht. Ose përhapen përralla se punonjësi mund të marrë me vete menjëherë tërë familjen. “Pastaj vijnë në Gjermani … është ftohtë, bie shi, familja është larg, paratë nuk janë sa duhet. Atëherë njerëzit janë shumë të trishtuar”, thotë Simon. “Nuk bën t`i largosh njerëzit nga vendi i tyre me premtime të rreme për t’i çuar në Gjermani. Për mua, ky është trafik me njerëz.” Një tjetër ndërmjetës, i cili nuk dëshiron ta lexojë emrin e vet në shtyp, pranon se rekruton personelin brenda klinikave në Ballkan. Për ta bërë këtë, ai bashkëpunon me disa infermiere. “Ato më telefonojnë dhe thonë se kanë, për shembull, tri kolege që duan të shkojnë në Gjermani. Nëse funksionon, ata marrin nga unë 300 euro për person.”

Top News – Rrezik financiar në rritje për Greqinë / Zjarret dhe valët e të nxehtit, pasoja afatgjata
12/08 13:05
Top News – Serbia devijon Ibrin për inat. Gjuriç e pranon: Kurti u prishi shtëpitë serbëve
11/08 11:59
Top Channel/Ibri, Hoxha i “përgjigjet” Gjuriçit: Uji s`ka pasaportë, lumenjtë nuk bartin kërcënime!
11/08 11:49
Top News – Vuçiç kërcënon me tharjen e Ibrit. Presidenti serb: Po shohim mundësinë ta devijojmë
10/08 15:24
Top News – Pse po e forcon Serbia ushtrinë? Kurti: Vuçiç, synime hegjemoniste ndaj Kosovës
10/08 14:37
Top News – Itaka ‘vë bast’ te Odiseja / Ishulli grek pret ‘bum turistësh’ pas filmit të Nolan
10/08 11:59
Top Channel/ Greqi, kryebashkiaku i Stylidës është lënë në paraburgim për zjarrin pranë Athinës
07/08 14:18
Top News- Serbia arreston një tjetër shqiptar/ E ndal në kufi me Hungarinë, ‘akuza për krime lufte’
07/08 11:33
Top Channel/ Virusi i Nilit, Greqia në alarm/ Shënohen 6 vdekje dhe 65 të infektuar
06/08 19:39
Top Channel/ Shokuese! Njerku shqiptar përdhunon vajzën 9-vjeçare të partneres
05/08 18:06
Top Channel/ Greqia digjet nga flakët, gazetari Bibe në vendngjarje: Është situatë dramatike
03/08 16:31
Top Channel/ Greqi, tragjedi në mes të zjarrit. Përplasen 2 helikopterët zjarrfikës. Vdesin pilotët
02/08 21:53
Top Channel/ “Jemi pranë”, gazetari Bibe raporton nga zjarret në Greqi: Është shumë e vështirë…
02/08 21:13
Top Channel/ Greqi, përplasen dy helikopterë. Po shuanin zjarret në Megara, humbin jetën dy pilotë
02/08 19:49
Top News – Përplasen helikopterët në Greqi. Tragjedi gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
02/08 19:08
Top Channel/ Mbi tre ditë në luftë me zjarrin, shqiptari në Greqi: Na thanë të largoheshim, por…
02/08 18:48
Top News -Zjarret në Greqi jashtë kontrollit. Vatrat zhvendosen drejt Athinës, era vështirëson punën
02/08 18:10
Top Channel/ Zjarret jashtë kontrollit në Greqi, shumë vatra aktive, zjarrfikësit në luftë me flakët
02/08 17:59
Top News – Zjarri në Greqi/ Zjarrfikësit shpëtojnë qentë dhe i japin ujë
02/08 17:37
Top News – Momente dramatike! Dy helikopterët zjarrfikës përplasen me njëri-tjetrin në Greqi
02/08 17:37