“Iliri me uroi se vendosa maskën”/ Rrëfimi i Kryemadhit pasi u rizgjodh kryetare e LSI
24/11/2020 15:21

Zgjedhje apo votime?! Pak ditë pasi u rikonfirmua si kryetare në një garë pa rivalë, Monika Kryemadhi bëri dallimin mes 30 Qershorit të cilësuar prej saj si proces monist dhe zgjedhjeve në LSI. “Në zgjedhjet e 21 nëntorit ne patëm pjesëmarrje 80 e ca përqind pati edhe votim online dhe rezultati doli menjëherë , në votimet e 30 qershorit pati një pjesëmarrje as 10 përqind dhe pas një muaji edhe pse filluan ti ndryshonin ti mbushnin kutiat prap nuk arritën ti kalkulonin matematikisht. Unë do kisha dëshirë të kisha një kandidat, por nuk do të doja kurrë që kandidati që do ishte përballë meje të ishte nje kukull që të bënte sikur kandidonte sepse nuk mendoj që ne mund te fitojmë duke i depersponalizuar njerëzit”. Pranon se Ilir Meta nuk e ka uruar, por zbulon entuziazmin e bashkëshortit President per vendosjes e maskës për here te pare ne publik. “Nuk më ka uruar, por besoj se ka qenë shumë kuriozë të dijë për pjesëmarrjen, por vetëm për një gjë ka qenë shumë i lumtur; që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Për këtë ka qenë një nga arritjet e tij të drejtpërdrejta, por i thashë që më detyroi anëtarja e LRI-së. Kështu që besoj se një pjesë urimi ka qenë edhe kjo pjesa e maskës, pasi ka qenë shumë i kënaqur. Atë foton me maskë ma dërgoi”. Konventa Kombëtare e 5 dhjetorit do të jetë ajo që do të vendosë për mënyrën sesi LSI do të dalë në zgjedhjet e 25 Prillit. “Konventa e 5 dhjetorit do jete konvente zgjedhore qe do te zgjedhe strukturat drejtuese. Konventa do jete e qarte jo vetëm sa i përket, anës programore dhe vizionit te LSI pë zgjedhjet e 25 Prillit por edhe cili do jete angazhimi i drejtpërdrejte i LSI. Për një gje të jeni te bindur fronti opozitar është kompakt për këtë gjë”.

Top Channel/ Zegjineja falënderon Bardhon e PS, nuk i ndal ngacmimet për Bardhin e PD-së
05/07 15:19
Top Channel/ Rinumërimi në Durrës, Aulon Kalaja akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën
05/07 15:13
Top Channel/ Rama afat 48 orë për hapësirat publike! Thirrje për lirimin e ambienteve të përbashkëta
05/07 15:05
Top News – Zaptimi i hapësirave publike. Rama sjell shqetësimin e qytetarit e përsërit ultimatumin
05/07 14:25
Top News – Çfarë pritet në Kuvendin e ri. Zegjineja pranon mandatin dhe paralajmëron Gaz Bardhin
05/07 14:12
Top News – Një ditë pas ultimatumit të Ramës. Vlora nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
05/07 13:09
Top News – Pa surpriza edhe Durrësi. PS e PD ‘firojnë’ me vota tepër nga 11 maji
05/07 12:58
Top Channel/ Marco Rubio do vijë në Tiranë! Ambasadori shqiptar në SHBA: Pranoi ftesën e Ramës
05/07 12:04
Top News – PD, tjetër shkresë KQZ. Për pamjet filmike të 11 majit dhe votën e diasporës
04/07 22:18
Top News – 4 Korriku, Berisha uron Trump. ‘SHBA feston pas fitores epike ndaj Ajatollahëve’
04/07 20:30
Top Channel/ Falenderime e ndjesë, Spiropali mesazh në mbylljen e legjislacionit të 10-të
04/07 19:46
Top Channel/ Berisha: Drejtorët ‘koka turku’! Rama ndërhyrje brutale në pushtetin vendor
04/07 15:10
Top Channel/ Zbulohen mesazhet e Ramës për socialistët: Lironi hapësirat publike!
04/07 15:06
Top Channel/ “Do përballeni me penalitete”! Tjetër ‘ultimatum’ nga Rama: Nuk ka ‘tokë e zanun’
04/07 13:48
Top Channel/ Rama batuta për ditëlindje: Faleminderit për urimet, por nuk festoj më me prefiksin 6
04/07 13:12
Top Channel/ Berisha uron SHBA-në për Pavarësinë: Ky përvjetor pas fitores epike ndaj Ajetollahëve
04/07 13:08
Top Channel/ Rinumërimi Durrës, s’ka surpriza! Vijon sot për të dytën ditë. E kërkoi Auron Kalaja
04/07 12:50
Top Channel/ Rama, ditëlindje në punë! Takohet me deputetët e Tiranës, kërkon angazhim në terren
04/07 12:03
Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32