“I ligu për mend”, me autor Gjergj Fishtën u ngjit të martën në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar nga regjisori Altin Basha, me trupën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Përpunimi dramatik që ai i ka bërë veprës së Molierit, përshtatur me Shkodrën e viteve 20, është e gjitha një skenar ekzotik, por që ndeshi vështirësi në shquarjen e gjuhës shqipe.