Gonzalo Higuain dëshiron largimin nga Reali i Madridit. Është vetë babai i futbollistit argjentinas që e ka deklaruar një gjë të tillë në një intervistë për të përditshmen italiane 'Tuttosport' duke thënë ndër të tjerat se ai është i hapur të nisë bisedimet me Juventusin për transferimin e 24-vjecarit në Torino.