Në seancën e të enjtes Kuvendi i Shqipërisë do të votojë propozimin e qeverisë për heqjen e tatimit mbi të ardhurat për rrogat deri në 30.000 lekë. Partia Socialiste nëpërmjet deputetes Mimi Kodheli thotë se ky propozim i maxhorancës kopjon në mënyrë gjysmake propozimin e Partisë Socialiste për vendosjen e një taksimi të ndershëm i cili sipas socialstëve, bazohet në parimin se “kush fiton më shumë paguan më shumë, e kush fiton më pak paguan më pak”.