Kungujt, kostumet e frikshme, maskat apo edhe qirinjtë e ndezur janë simboli i Hallouinit, festës që prej disa vitesh po organizohet edhe në Shqipëri. Legjenda thotë se shpirtrat e vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzierë me botën e të gjallëve e për të nisur më pas rrugën drejt një bote tjetër.