Greqia u ka dërguar orët e fundit kreditorëve të saj, një listë të përditësuar me reformat që ajo mendon të zbatojë, me shpresën se huadhënësit do të zhbllokojnë më në fund ndihmën financiare, në mënyrë që të shmanget pamundësia e pagesave, që duhet të kryejë Athina në javët e ardhshme.