Vendimi i qeverisë greke per nderprerjen e pensioneve të 3050 minoritarëve shqiptare nga Enti i Pensioneve të Institutit Agrar te Greqise OGA, do i sjelle nje perfitim shtetit grek prej 15 milion euro ne vit, por njëkohësisht miliona euro nga ky veprim do i mungojnë tregut shqiptar prej shumë familjeve minoritare në Shqipëri që e përfitonin atë dhe e përllogarisnin si një burim të konsiderueshëm jetese.