Ministri grek i Financave, Efklidis Tsakalotos ka njoftuar në një konferencë për shtyp, se Athina ka arritur një marrëveshje me huadhënësit e saj për reformat financiare të kërkuara. Kjo marrëveshje i hap rrugën zhbllokimit të këstit të parë të ndihmës prej 2 mld eurosh për sektorin publik dhe 10 mld të tjerave për rikapitalizimin e bankave nga paketa e tretë e ndihmës prej 86 mld për Greqinë