Prej mëngjesit të së mërkurës, datë 21 tetor, fillojnë të zbatohen në Greqi edhe disa dispozita të përmirësuara të ligjit me numër 4332/2015, i quajtur edhe “ligji i ri i emigracionit”. Pjesa e parë e ligjit, që ka të bëjë me dhënien e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve, ka disa javë që ka filluar të zbatohet.